Vija kufitare në mes të dy anëve të Mitrovicës, konkretisht Suhodolli, theksohet si shkaktar i mos hapjes së urës mbi lumin Ibër, për hapjen e të cilës ishte caktuar muaji qershor.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe njëherësh ndërmjetësuesi i kësaj marrëveshje, Samuel Zhbogar në Rubikon të KTV-së ka thënë se të gjitha procedurat janë kryer dhe për ta çështja e urës llogaritet si e përfunduar ndonëse jo edhe për palën serbe.
Ai ka thënë se njëra ndër dy hartat zyrtare të Kosovës dhe njëherësh ajo e cila merret për bazë nga pala serbe i jep Suhodollin veriut përderisa Zhbogar theksoi se sipas tyre ajo pjesë i takon jugut.
“Ju keni dy harta zyrtare në Kosovë, njëra që i jep Suhodollin jugut dhe tjetra që i jep Suhodollin veriut. Bazuar në atë, u mbajtën zgjedhjet dhe kjo është prej ku erdhi i gjithë ngatërrimi. Kështu që, ne tani kemi qartësuar që padyshim Suhodolli është pjesë e jugut të Mitrovicës dhe ne ua kemi thënë këtë dy kryetarëve, kështu që për ne kjo çështje është e mbyllur, dua të them, ne nuk diskutojmë më për kufirin”, ka thënë ai.
Leja e punës, e cila do të mundësonte fillimin e punimeve për lirimin e urës është marrë nga pala kosovare mirëpo mungon nga pala tjetër, për çka Zhbogar theksoi se ata vazhdojnë të insistojnë që ta marrin atë.
“Ne duam të shkojmë përpara me renovimin e urës, kompania është zgjedhur dhe po pret që të fillojë punën, por për të filluar punë duhet leje, leje e punës dhe natyrisht na duhet nga të dyja anët e Mitrovicës. Ne e kemi atë nga jugu i Mitrovicës, mirëpo nuk e kemi nga atë nga veriu ende. Ne vazhdojmë të angazhohemi që të marrim lejen, kështu që mund të fillojmë punën në pajtim me të gjithë”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles