LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokoni banjën me këto produkte shtëpiake

Zhbllokoni banjën me këto produkte shtëpiake

Pastrimi i kanalit të dushit nuk është gjithmonë i lehtë dhe nëse keni probleme me zhbllokimin e tij, kjo metodë mund t’ju kryejë punë.

Ndonjëherë sado që përpiqemi, nuk funksionon asnjë metodë.

Ekspertët në Good Housekeeping thonë se mund të përdorni uthull dhe sodë buke për të rregulluar problemin.


Ata thonë se mund të bëni një zgjidhje në shtëpi për të zhbllokuar kanalin e dushit duke i përzier këto të dyja.

Fillimisht duhet të merrni gjysmë filxhan sodë buke dhe ta përzieni me një çerek filxhani kripë.

Pasi ta përzieni, hidheni në kullues së bashku me një filxhan uthull të ngrohur.

Kjo ka gjasa të shkumëzojë dhe të flluskojë, më pas duhet ta lini të qëndrojë për 15 minuta përpara se të derdhni ujë të nxehtë të rubinetit për të paktën 15 deri në 30 sekonda.

Është e rëndësishme të theksohet se kurrë nuk duhet të përdorni pastrues zbardhues në të njëjtën kohë kur përdorni këtë masën e përzier me uthull pasi mund të shkaktojë një reaksion kimik.

Para se të vendosni ndonjë masë pastrimi në kulluesin tuaj, së pari duhet të kontrolloni për të hequr çdo mbetje të dukshme që do ta bllokonte atë. /Telegrafi/