Zgjidhni problemin me rinitin alergjik: Bëni ilaçin kundër teshtitjes
Ju rekomandojmë që të provoni edhe “ilaçin” natyror
Nëse keni e atë “fat” që gjatë ditëve të bukura pranverore, me gjithë peripecitë të cilat na ka sjellë coronavirusi, t’ju mundojë edhe alergjia ndaj polenit dhe lulëzimit të natyrës, me siguri e dini se si të përballeni me teshtitjen e mërzitshme.
Me ilaçet të cilat i pini edhe vitaminat për forcim të imunitetit, ju rekomandojmë që të provoni edhe “ilaçin” natyror.
Bëni shumë shpejt dhe thjesht shurup nga rrika, transmeton Telegrafi.
Një pjesë rrike të freskët me aromë jashtëzakonisht të fortë grijeni në rende, pastaj qitni një gotë ujë të nxehtë në të cilin më parë keni tretur një lugë të vogël mjaltë. Është me rëndësi që ta përzieni mirë tretjen dhe shurupi është i gatshëm.
Kjo është doza për një përdorim, ndërsa është e nevojshme që të bëni dy ose më mirë edhe tri herë në ditë dhe ta pini nga një gllënjkë. Assesi të gjithën, përnjëherë, sepse efekti i dëshiruar do të mungojë.
Me pirje të ngadalshme, aroma e rrikës dhe të gjithë përbërësit shërues të cilët i ka, do t’jua ndërpresin teshtitjen dhe do t’ju ndihmojnë që më lehtë të merrni frymë.
Rrika është bimë shumëvjeçare me gjethe të gjelbra, rrënjë të bardhë dhe shije të fortë. Ka prejardhje nga Mesdheu dhe Azia. Në ushqim në rastet më të shpeshta përdoret rrënja e rrikës, por shpeshherë të shijshme janë edhe gjethet e reja të bimës.
Shkaku i përbërjes së saj me (vitamina C, kalium, vitamina B1, vitamina B6, hekur, kalcium, vitamina B2, magnez, fosfor…) rrika është shumë e dobishme edhe si ilaç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025