Ragmi Mustafa ka disa vjet që është i pari i komunës së Preshevës. Si i tillë ai mund të konsiderohet se është lideri i parë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për faktin se Presheva është komuna më e madhe shqiptare në Serbinë jugore.
Intervistoi: Dashnim Hebibi
Mustafa është një prej atyre liderëve politikë që lirinë e ka ideal, por që për lirinë e popullit shqiptar, disa vite më parë ka zgjedhur edhe mjetet jopolitike. Nuk është i njohur si një ndër komandantët e UÇPMB-së por nuk ka shpresuar dhe besuar se me Serbinë është i mundshëm dialogu politik. Madje edhe sot kur udhëheq komunën më të madhe të shqiptarëve në luginë, kur është “i detyruar” të veprojë me metoda politike, ai nuk u bindet të gjitha “urdhrave” të Beogradit kur është fjala për organizimin politik e institucional të shqiptarëve në luginë. Vendimet që i konsideron se janë kundër interesave të shqiptarëve, i refuzon apo i kthen “mbrapsht” në Beograd. Për në Beograd nuk merr rrugë me dëshirë, vetëm kur e do puna. Në Tiranë e në Prishtinë vjen sa herë t’ia do shpirti.
Ragmi Mustafa nuk ka hyrë në politikë vetëm për të marrë “një rrogë”. Ai është i interesuar që të bëj më shumë për Preshevën dhe për shqiptarët e asaj ane. Por ai ka edhe një ëndërr: bashkimin me Republikën e Kosovës. Pastaj Lugina e Preshevës do të quhej Kosovë Lindore. Për këtë dëshirë flet pa ngurrim prandaj i pret bisedimet mes Prishtinës e Beogradit. Edhe në këtë intervistë ai flet për synimet e tija që janë pjesë e synimeve të popullit shqiptar të Kosovës
Z. Mustafa, cila është gjendja politike në Preshevë?
Gjendja aktuale politike në Preshevë është shumë komplekse. Sigurisht se veprojnë shumë parti politike që tubojnë shqiptarët. Secila prej tyre synon pushtetin lokal ku edhe mund të përfaqësohen në institucione shtetërore shqiptarët. Pikëpamjet e politikës shqiptare në sensin e zgjidhjeve të ndryshme, natyrisht se, shpeshherë janë të ndryshme. Këtë e kuptojmë si veprim demokratikë i politikës shqiptare në Preshevë. Nga ana tjetër, sa herë që paraqiten qasje të reja në zgjidhjen e problemeve politike në regjion, atëherë në mënyrë automatike reflektohen edhe në Preshevë. Prandaj gjendja e politikës në Preshevë, kryesisht varet nga intensiteti i reflektimeve të politikës në regjion e sidomos në Republikën e Kosovës.
Që nga 1 janari 2011 në shërbim ushtarak të Serbisë do të shkojnë vetëm ata që kanë dëshirë. A është përmbyllur një episod për bashkëkombësit tanë, që kanë pritur ndoshta se një ditë dhunshëm do të jenë edhe shqiptarët e kësaj ane në ushtrinë serbe?
Mund të konsiderohet se është mbyllur një kaptinë shumë e dhimbshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Përfundimisht është mbyllur mundësia e vrasjeve misterioze të të rinjve shqiptarë duke u fabrikuar njëkohësisht edhe epitete të paqëndrueshme. Për këtë duhet të falënderojmë Bashkimin Evropian i cili është këmbëngulës për reforma në Serbi. Këto reforma në fakt, pjesa dërmuese e tyre, shpëtojnë shqiptarët. Nga ana tjetër ka edhe reformat ë cilat pjesërisht në mënyrë direkte apo indirekte tangojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës si që ishte ajo e gjyqësisë.
Bisedimet Prishtinë – Beograd nuk janë ekuacion i panjohur
Sa jeni të përgatitur, që nëse ftoheni nga pala e ndërkombëtarëve për të marrë pjesë në bisedimet e reja që parashihen në mes Kosovës dhe Serbisë?
Shqiptarët e Luginës së Preshevës në masë të konsiderueshme janë të përgatitur për hyrjen e tyre nëse ftohen nga ndërkombëtarët në bisedimet Prishtinë- Beograd. Këtë e them me kusht që t’i përmbahemi verdiktit të popullit të dhënë në referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 si dhe platformës politike të 14 janarit të vitit 2006. Gjithsesi të jenë në palën kosovare të sinkronizuar në qëndrime me delegacionin e Republikës së Kosovës. Gjatë tërë kohës të kemi pashmangshëm edhe mbështetjen e merituar ndërkombëtare. Tek e fundit, bisedimet Prishtinë-Beograd nuk paraqesin një sistem ekuacionesh më shumë të panjohura. Problemi është fare i thjeshtë, por varet nga mënyra e qasjes, transparenca dhe vullneti politik nga të dy palët.
Do kërkoni ribashkim me Kosovën apo ndonjë status special për këto tri treva?
Zgjidhja më fatlume e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është padyshim ribashkimi me Republikën e Kosovës.
Cili është bashkëpunimi juaj me partitë tjera në këto tre komuna?
Bashkëpunimi me partitë tjera politike që tubojnë shqiptarët në tre komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë për interesat e përgjithshëm politikë, nuk mungon. Ky bashkëpunim është treguar vitin 1992 kur është organizuar referendum për autonomi politike e territorial me të drejtë bashkimi me Kosovën dhe në janar të vitit 2006, kur në saje të ndryshimeve politike në rajon, është miratuar platforma e përbashkët politike. Edhe në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim, por edhe do të ketë, varësisht prej situatave politike që shkaktohen në regjion dhe Luginë. Në aspektin e ushtrimit të drejtimit me pushtetin lokal, PDSH, ka bashkëpunuar me të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës. Natyrisht se shpeshherë ka dallime si në aspektin lokal, por edhe regjional apo të ngjashme, por këto dallime politike janë pjesë e pandashme e zhvillimeve demokratike.
Po me Medvegjën, si është puna, e kam fjalën, me partinë autoktone atje, keni raporte bashkëpunimi?
Fatkeqësisht Medvegja, sot, tubon rreth 600 shqiptarë që jetojnë e veprojnë në këtë komunë. Organizimi politik i mëvetësuar i shqiptarëve atje është mbase i pamundur pa bashkëpunimin me Preshevën respektivisht Bujanocin. Ekziston bashkëpunim me shqiptarët e Medvegjës pa dallim të simpatisë së tyre politike, ndaj organizimeve politike në Preshevë apo Bujanoc. Konsideroj se shqiptarët e Medvegjës, meritojnë të mbështeten, ndihmohen dhe mirëtrajtohen, së paku, nga subjektet politike në Luginë të Preshevës.
Me Prishtinën e me Tiranë, shumë të ngrohta relacionet
Cili është bashkëpunimi juaj me qeverinë e Kosovës?
Bashkëpunimi im personal me autoritetet e Republikës së Kosovës pikërisht qeverinë e saj është i nivelit të konsiderueshëm. Një bashkëpunim i tillë është më se i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për rrethanat politike të pakicave kombëtare në dy shtetet fqinje si që janë Serbia dhe Kosova. Sidomos në kohën kur priten bisedimet Prishtinë-Beograd, e të cilat do të reflektojnë edhe në Luginë të Preshevës, njëlloj sikur në veriun e Kosovës.
Po me Tiranën zyrtare?
Përmes autoriteteve të qeverisë shqiptare në Tiranë, bashkëpunimi është shumë i ngrohtë, vëllazëror dhe shumë i dashur. Kujtoj se nuk dallon shumë nga bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës në Prishtinë.
Pajtoheni edhe Ju, se dikur Presheva e kishte primatin e shumë organizimeve si, politike, ekonomike, kulturore dhe sportive, e ky primat tash ka kaluar në Bujanoc apo kryeqytet i këtyre tre komunave është Bujanoci?
Jo, nuk ka kaluar asgjë në Bujanoc sa i përket organizimeve politike, kulturore, sportive apo të ngjashme. Tani që disa vite me ardhjen e merituar të shqiptarëve në pushtet vendor në Bujanoc, kanë filluar këto aktivitetet që, shumë e shumë vite më parë, organizoheshin në Preshevë. Tani vëmendja ndonëse tërhiqet si kureshtje nga fakti se për herë të parë viteve të fundit zhvillohen ngjarje të ngjashme si në Preshevë edhe në Bujanoc. Sërish vatër e ngjarjeve të mira e interesante zhvillohen në Preshevë dhe me fanatizëm ruhet kultivimi i kulturës kombëtare.
Sa jeni të kënaqur me mediat lokale që funksionojnë në Preshevë, e Bujanoc?
Mediat elektronike dhe të shkruara në Preshevë e Bujanoc janë të moshës shumë të re. Këto janë vë në jetë pas luftërave në Kosovë e Luginë të Preshevës. Ende janë në fazën e zhvillimit të tyre, prandaj konsiderojë se janë në rrugë të mbarë. Problemi kryesorë i tyre më zhvillim më të vrullshëm është financimi dhe gjetja e burimeve të qëndrueshme financiare. Shpresoj për një zhvillim më të hovshëm ekonomikë të Preshevës e Bujanocit, në radhë të parë, do të ndikojë në mënyrë automatike zhvillimin e mëtutjeshëm të mediumeve lokale. Për momentin, jam i kënaqur që për shqiptarët e Luginës së Preshevës është në funksion informimi i pacensuruar në gjuhën shqipe.
Janë të dirigjuara nga ndonjë subjekt politik?
Nuk konsideroj se në mënyrë kontinuele janë të dirigjuara mediumet elektronike dhe të shkruara nga ndonjë subjekt politikë. Në momente të caktuara mund të vërehen edhe kolorite të tilla ndikimi, por në esencë, të gjitha janë të pavarura, sepse themelimi i tyre nuk është mbështetur nga asnjë subjekt politikë nga pikëpamja financiare.
A keni edhe Ju televizion, radio apo gazetë?
Jo, nuk kam e as nuk përpiqem të kem ndonjëherë. Nuk shoh perspektivë, as politike, e as tjetër me drejtimin e ndonjë televizioni, radio apo gazete të njëanshme. Pa dashje, mund të biesh në shtrembërimin e informacionit duke keqpërdorur ndikimin nga pozicioni i pronësisë në televizion, radio apo gazetë.
Deri tani, sa jeni i pari i Preshevës, sa jeni të kënaqur me punën që keni bërë nga plani dhe projekti që e keni paraqitur para qytetarëve para zgjedhjeve?
Në masë të konsiderueshme projektet e paraqitura në zgjedhjet e fundit lokale janë të përfunduara por një seri e tyre në përfundim e sipër. Për këtë mandat qeverisje gjer verën e vitit 2012, sigurisht se do të zbatohen dhe realizohen të gjitha premtimet e dhëna verën e vitit 2008.
Çka u bë me qendrën e Preshevës?
Qendra e qytetit të Preshevës ka qenë një nga premtimet publike në zgjedhjet e verës së
vitit 2008. Jam shumë i kënaqur që ky projekt që solli ndryshime në qytetin e Preshevës këtë vit është përfunduar. Një ambient krejt ndryshe është krijuar dhe iu është kthyer të rinjve, qendra e qytetit në qendrën e vërtetë të saj. Pa dyshim se edhe në lokacione të tjera të qytetit, për vitet tjera do të mundohemi të sjellim ambiente të tilla. Ky ambient i krijuar natyrisht se është mirëpritur dhe përshëndetur ngrohtësisht nga qytetarët e qytetit të Preshevës, por edhe mbarë Komunës.
Në çështjen e arsimit të lartë, do të ketë Presheva universitet nga Tirana apo Prishtina, apo ato do të shkojnë në Medvegjë e Bujanoc?
Gjer tani të gjitha bisedimet rreth shkollimit në gjuhën shqipe si të politikës shqiptare në Luginë, si me autoritetet qeveritare por edhe ndërkombëtare, asocojnë në gjithpërfshirjen proporcionale të të tri komunave në fjalë. Kujtoj se, kjo transparencë, do të respektohet gjer në fillimin e shkollimit në gjuhën shqipe. Propozimet e politikës shqiptare në Luginë të Preshevës janë për një mini Universitet në Luginë të Preshevës, ku mësimet do të ndiqnin në gjuhën shqipe, shqiptarët, në gjuhën serbe, serbët dhe, mundësia në gjuhën angleze për të gjitha komunitetet. Fakultetet do të ishin të karakterit fleksibil, që të mos ngjajë hiperproduksion i kuadrove në këto komuna kaq të vogla dhe akoma të pazhvilluara ekonomikisht. Profesorët universitar të jenë vendor, me tituj akademikë dhe të tjerët të vijnë si, nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. Gjer tani jemi në rrugë të mbarë dhe kemi siguruar mbështetjen e parezervë të OSBE-së dhe komisarit të lartë për pakica kombëtare në Evropë, Z. Knut Volebek. Shpresojmë në një të ardhme shumë të afërt, të fillon shkollimi i lartë në gjuhën shqipe, në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë. Përgatitjet për hapësirat e fakultetit janë në rrjedhë e sipër në kuadër të objektit të shtëpisë së kulturës në Preshevë. Kujtoj se në tetorin e vitit 2011, do të arrijmë formimin e grupeve të para të studentëve që do të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe në Preshevë.
Nuk jemi pjesë e Këshillit nacional
Këshilli nacional si po funksionon, a do t’i jepni ndonjë "injeksion", nëse kërkohet nga ana e juaj për të realizuar ndonjë pikë qëllimi nga pikat që i ka për t’u zbatuar në Preshevë?
Për momentin, Këshilli nacional i shqiptarëve në Serbi, është i formuar vetëm nga një subjekt politikë. Kuadrot janë nga subjekti politikë PVD. Bashkëpunimi me Këshillin nacional është plotësisht i njëjtë si bashkëpunimi me PVD. PDSH është e vendosur që të mos njeh këtë Këshill.
Keni vizituar të rinjtë e komunës së Preshevës, që u morën nga policia speciale e Serbisë dhe tash po vuajnë në burgjet serbe?
Në disa prej seancave gjyqësore i kemi vizituar, por edhe ndjekur gjykimin e nëntë të rinjve shqiptarë në gjykatën speciale për krime lufte në Beograd. Qëndrimi i tyre është shumë dinjitoz, i pathyeshëm dhe shumë i qartë. Këta djem të rinj, që nga fillimi i gjykimit të kanë treguar pafajësinë e tyre. Nga ana tjetër, nuk kanë para kujt ta dëshmojnë atë pafajësi, sepse politika serbe është ngushtë e lidhur në këtë proces. Megjithatë, fundi i gjykimit të tyre duhet të jetë lirimi dhe bashkëngjitja familjeve të tyre si dhe integrimi në shoqërinë preshevare.
Duam të jemi Kosovë Lindore
Çka do të bëni, nëse Kosova dhe Serbia, pajtohen që të kemi ndërrim territoresh Veri-Kosovë Lindore?
Jemi shumë të gatshëm që një gjë të tillë ta përqafojmë edhe pse Lugina e Preshevës e meriton ribashkimin me Republikën e Kosovës edhe pa shkëputje të Veriut të Kosovës. Megjithatë, nëse Prishtina zyrtare dhe Beogradi pajtohen për këmbim territoresh, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të kundërshtojnë. Atëherë, do të jemi Kosovë Lindore e vërtetë. Një këmbim i tillë territoresh do sillte paqe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, do të siguronte stabilitet politik në regjion. Sigurisht se për të gjitha këto ngjarje, të mos mungojë mbështetja e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos SHBA-ve.
Kur do të përfundojnë punimet e autostradës, ku siç dihet, kanë humbur jetën shumë bashkëkombës, si shkaktarë rruga e papërfunduar?
Përfundimi i punëve në autostradën Shkup-Beograd, në pjesën njëzetkilometërshe në territorin e Komunës së Preshevës, pritet gjatë këtij viti të përfundojnë. Në këtë projekt, Komuna e Preshevës nuk ka ndikim, pasiqë nuk e mbështet në pikëpamje financiare. Edhe ne jemi të shqetësuar për humbjen e jetës së qytetarëve tanë në këtë pjesë të autostradës, prandaj shpeshherë gjatë këtyre dy viteve, përcjellim reagime zyrtare të ashpra ndaj autoriteteve zyrtare të qeverisë serbe në Beograd.
A jeni lodhur me detyrën e të parit të Preshevës?
Nuk guxon që të tregosh shenja lodhjeje në funksionin e Kryetari të Komunës nga fakti se me vetëdëshirë kemi kërkuar votat për një funksion të tillë. Përderisa shihen rezultate dhe përparime në shumë segmente të jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës, lodhja e të parit të komunës është e padukshme dhe seriozisht mungon. Prandaj për punë të mbara dhe të mira në interesat ë qytetarëve të Komunës së Preshevës fjala lodhje mungon nga shprehjet e përditshme të Kryetarit të Komunës.
Sa orë në dite punoni si kryetar i Preshevës?
Nuk është e limituar koha e punës sime. Edhe në Komunë, kabinet, rrugë a gjetiu, kryetari i Komunës është në punë. Shumë pak kohë të lirë mund të shfrytëzojë kryetari i Komunës.
Me faktorin ndërkombëtarë si po ju shkojnë punët?
Raportet me faktorin ndërkombëtar janë në nivelin e konsiderueshëm. Brenda një viti realizohen jo më pak se dhjetëra takime me tema të ndryshme, varësisht nga ngjarjet politike në regjion. Përkujdesi i faktorit ndërkombëtar ndaj Luginës së Preshevës, lidhet me faktin se edhe më tej konsiderohet se në këtë rajon ka probleme, të cilat duhet zgjidhur. Ata do të jenë prezent në Luginë të Preshevës, përderisa nuk zgjidhen të gjitha problemet e hapura politike. Edhe në sferën e investimeve kemi prezencën e faktorit ndërkombëtar si të USAD-it amerikan, Help-i Evropian, Delegacioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.
Na thoni, se a e keni menduar ndonjëherë, se do të jeni i pari i Preshevës?
Jo, asnjëherë përderisa nuk jam zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.
Kur do ta vizitoni Zvicrën dhe a keni ndonjë projekt enkas për bashkatdhetarët tanë?
Në momentin kur do të mund t’u ofrojë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër projekt konkret për investimet e sigurta të tyre në Komunën e Preshevës, sigurisht se do të jem aty. Kjo do të ndodhë atëherë kur do ta rregullojmë infrastrukturën e nevojshme në zonat e caktuara industriale. Sidomos pas miratimit të ligjit për kalimin e pronave, komunave. Atëherë, do të jemi në gjendje që pa pagesë, investitorëve potencial, t’u japim lokacione të caktuara në shfrytëzim me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike të Komunës sonë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë