Zgjidhja e lëndëve të Speciales zbeh bisedimet për Ligjin e Prokurorisë

Dështimi i negociatave mes partive politike për Ligjin e Prokurorisë Publike ka ngritur dilemën nëse me zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale apo të lëndëve të saj, partitë kanë hequr dorë nga miratimi i këtij ligji.
Para datës 15 shtator, kur përfundonte afati i Speciales, ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, nga burgu kishte dërguar një letër, përmes së cilës të gjitha lëndët që ka udhëhequr prokuroria që drejtonte, ia ka kaluar organit të rregullt të akuzës me çka edhe ka evituar mundësinë e mbylljes së tyre pa epilog konkret.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se partitë, në veçanti ato në pushtet, tani ndjehen më të relaksuara dhe sikur u mungon energjia që kishin më parë për Ligjin e prokurorisë, që ndodhet në procedurë parlamentare.
“Tani kemi një zgjidhje, pasi Prokuroria e Rregullt ka marrë lëndët e Prokurorisë Speciale, procedurat gjyqësore po vazhdojnë dhe më nuk e kemi atë situatën e paqartë se çfarë do të ndodhë me këto raste. Pra, kemi një lehtësim për ato subjekte që duan të ketë epilog për gjithë atë punë që është bërë deri më tani, për ndjekjen e atyre personave të akuzuar për vepra të rënda penale. Kjo mund të jetë edhe një arsye se pse partive ndoshta nuk u ngutet që të arrijnë një marrëveshje për Ligjin e Prokurorisë Publike”, thotë Temelko Ristevski, profesor i së drejtës kushtetuese.
Por, ai konsideron se zgjidhje duhet të arrihet që të ketë një rrumbullkasim ligjor për funksionimin e organit të akuzës.
Prokuroria mund të funksionojë edhe më ligjin aktual, por ndryshimet e reja janë të nevojshme për forcimin e pavarësisë së saj në përputhje me standardet evropiane.
“Pushteti, vlerësoj se ka më shumë interes për ta shtyrë para këtë ligj, por kjo nuk vlen edhe për opozitën e cila për arsyeje të ndryshme, apo për të shpëtuar zyrtarët e saj nga ndjekja penale sikur po i bën obstruksione, po e bllokon procedurën. Se sa do të zgjasë kjo nuk dihet, por pengesa do të ketë. Mendoj se zgjidhje duhet të arrihet që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me aktet ligjore dhe besoj se nuk do të mungojnë as presionet që palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët”, thotë Temelko Ristevski, profesor i së drejtës kushtetuese.
Partitë politike ndërkohë akuzojnë njëra-tjetrën me dështimin e bisedimeve.
“Ne do të donim të shihnim atë që pushteti e premtonte. (Kryeministri i Maqedonisë së Veriut) Zoran Zaevderi sa ishte mandatar për formimin e Qeverisë, premtonte se prokuroria do të jetë një organ në të cilin do të kthehet besimi i qytetarëve, por edhe dy vjet nga marrja e pushtetit, e shohim se ai nuk lejon që prokuroria të jetë pjesë e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm. Pushteti tani tenton që dështimet për këtë ligj t’ia hedh opozitës. Kjo aspak s’ka të bëjë me të vërtetën”, ka deklaruar Antonio MIlloshoski nga partia në opozitë, OBRM-PDUKM.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se opozita po i zvarrit bisedimet për të përfituar në kohë dhe me këtë të shpëtojë, siç thotë, përfaqësuesit e saj të pushtetit të kaluar që dyshohen për shpërdorim të detyrës. Ajo nuk është optimiste se mund të ketë ndonjë marrëveshje.
“Duke e ditur se më kë negocioj nuk mund të them se jam optimiste. Por, ne do të bëjmë gjithçka me qëllim që të tejkalohen dallimet që kryesisht kanë të bëjnë me procedura dhe mekanizmat mbrojtëse për zgjedhjen e drejtuesit të prokurorisë së re, nëse do të ketë një të tillë si dhe për lëndët e Speciales, periudhën dhe procedurat e tyre”, ka deklaruar Deskoska.
Në fillim, partitë, në veçanti ato në pushtet, deklaronin se Ligji për prokurorinë do të jetë një nga kushtet për marrjen e datës së bisedimeve me Bashkimin Evropian në tetor, por tani një gjë të tillë nuk e shpreson, ndërsa si më të rëndësishëm e theksojnë zgjidhjen e problemit me lëndët e Prokurorisë Speciale./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Tentakulat” e Policisë godasin grupin e trafikantëve të drogës në Shqipëri

Miratohet vendimi për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker