LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet problemi me mungesën e ngrohjes në Çair dhe Butel, EMV merr përsipër financimin e ngrohtores

Zgjidhet problemi me mungesën e ngrohjes në Çair dhe Butel, EMV merr përsipër financimin e ngrohtores

Për të mos i lënë qytetarët pa ngrohje termike në pik të dimrit, Ngrohtorja “Shkup-Veri” lidhi kontratë me Elektranat e Maqedonisë për ndihmë financiare, të cilën do të duhet t’i kthejë pas sezonit. Paratë nga buxheti i shtetit, përmes EMV-së do të investohen ne blerjen e gazit natyror, në mënyrë që qytetarët e zonës së veriut të Shkupit, të kenë ngrohje në shtëpitë, në shkolla dhe ambulantët e tyre.

“Që sot në mëngjes Ngrohtorja ‘Shkup-Veri’ rifilloi së funksionuari me gaz natyror, e cila u garantua nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, por borxhi mbetet akoma i lartë. Qindra amvisëri dhe dhjetëra institucione që gravitojnë në Komunën e Çairit dhe Butelit kanë borxh mbi 1 milion euro ndaj kësaj ndërmarrje, të cilat do të ishin input jetik deri në fund të sezonit nëse do të shlyheshin”, raporton Adnan Qaili, Gazetar.

Nga EMV thonë se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim tekniko-afarist, për të cilën mori përgjegjësi në fillim të sezonit të ngrohjes me vendim të Qeverisë, dhe pas kërkesës së shprehur nga SHA Shkup-Veri për mbështetje financiare për blerjen e gazit, mori përsipër financimin e gazit natyror.


“Marrëveshja është nënshkruar nga SHA ‘Shkup-Veri’ dhe pronari SHA në falimentim ‘Toplifikacija’ dhe janë dhënë garanci për mjetet që do të investojë EMV gjatë këtij sezoni të ngrohjes. Gjithashtu, EMV me të prokuruarin e tij dhe nënshkrimin e lidhur do të kontrollojë punën dhe pagesat e SHA ‘Shkup-Veri’ që është shfrytëzues i mjeteve. EMV vazhdimisht ka theksuar se Marrëveshja për bashkëpunim afarist-teknik është mënyra e vetme për të parandaluar ndërprerjen e furnizimit me ngrohje për përdoruesit në këto dy komunat e Shkupit”, deklaroi SH. A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Nga drejtoria e Ngrohtores Shkup-Veri thonë se konsumatorët e tyre nuk kanë nevojë për kontrata të reja, do të vazhdojnë ti bëjnë pagesat njësoj sikurse tani, duke i inkurajuar të shlyejnë borxhet që kanë. Drejtori Kushtrim Ramadani tha se EMV nuk e merr në menaxhim Ngrohtoren Shkup-Veri, por financon.

“Nuk mund të flasim për shifra ngaqë çmimi i gazit vazhdimisht po ndryshon, ne i marrim këto mjete dhe në bazë të kontratës jemi të obliguar që t’i kthejmë pas. Nuk bëhet fjalë për subvencion apo diçka tjetër, por bëhet fjalë vetëm për ndihmë në likuiditetin e kompanisë tonë, ne këto mjete duhet ti kthejmë”, tha Kushtrim Ramadani, Drejtori i SH. A. “Ngrohtorja Shkup-Veri”.

Pafuqia e Ngrohtores Shkup-Veri për të qenë ndërmarrje e pavarur vërehet edhe ne funksionimin me 1/8 e kapacitet të saj. Ndonëse infrastruktura e saj mund të furnizojë 4 mijë amvisëri, aktualisht në këtë rrjet janë të kyçur në mënyrë legale vetëm 500 amvisëri dhe 14 institucione publike shëndetësore dhe arsimore, të cilat gravitojnë në Komunën e Çairit dhe të Butelit./Aslat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori