Një grua nga Londra Veriore është vlerësuar si mësuesja më e mirë në botë duke fituar çmimin prej 1 milionë dollarësh.

Andria Zafirakou, mësuese e artit dhe tekstilit nga shkolla e komunitetit Alperton në Brent, veriperëndim të Londrës, ka fituar çmimin e katërt vjetor të “Varkey Foundation Global Teacher Prize”, duke u bërë mësuesja e parë britanike që vlerësohet me një çmim të tillë.


Në një videomesazh përshëndetës transmetuar në ceremoninë e mbajtur në Dubai, kryeministrja britanike, Theresa May, tha: “Ju keni treguar përkushtim të madh dhe dedikim në punën tuaj. Të qenit një mësuese e shquar kërkon aftësi, zgjuarsi dhe zemër të madhe… Faleminderit për gjithçka ke bërë dhe vazhdo kështu…”.

Pasi pranoi çmimin, përcjell tvklan.al, Zafirakou tha se komuniteti ku ajo jep mësim në Brent është shumë divers dhe një nga komunitetet më multikulturale në botë.