LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet presidenciale, Pendarovski para Siljanovskës dhe Rekës

Zgjedhjet presidenciale, Pendarovski para Siljanovskës dhe Rekës

Sipas anketës “Detektor” të publikuar në televizionin “Sitel”, Stevo Pendarovski ka një përparësi të ngushtë ndaj Gordana Siljanovska-Davkova para zgjedhjeve presidenciale të cilat do të mbahen më 21 prill,.

Për kandidatin e LSDM-së dhe koalicionin qeveritar, do të votonin 28.8% e votuesve, ndërsa për kandidaten e mbështetur nga OBRM-PDUKM-ja do të votonin 26.6% e votuesve. Për Blerim Rekën, i cili mbështetet nga Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të votonin 7.1 përqind të votuesve të anketuar.

Tek etniteti maqedonas udhëheq Siljanovska me 35.8%, ndërsa Pendarovski ka mbi 17% të votuesve shqiptarë. Siljanovska gjithashtu ka mbështetje më të madhe tek bashkësitë e tjera etnike.


69.3 përqind e të anketuarve thanë se do të dalin të votojnë për zgjedhjet presidenciale, ndërsa vetëm 6.3 përqind deklaruan se do t’i bojkotojnë zgjedhjet./Telegrafi/