Për Bashkimin Evropian, zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin të drejta e të lira.
Putini u rizgjodh për shkak të “shtypjes dhe frikësimit”, tha i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell të hënën para takimit të ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel. “Ato nuk ishin zgjedhje të lira dhe të drejta”.
Sipas ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, zgjedhjet presidenciale në Rusi me fitoren e presidentit Putin ishin “zgjedhje pa zgjedhje”.
Para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Baerbock tha se “mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve tregon jo vetëm veprimin pa skrupuj të Putinit kundrejt popullit të vet, por edhe kundrejt Kartës së Kombeve të Bashkuara”.
Ajo vlerësoi qytetarët rusë, që shprehën gjatë zgjedhjeve protestën e tyre kundër Putinit.
Përfaqësues të shteteve perëndimore kritikuan pas zgjedhjeve në Rusi mungesën e standardeve demokratike.
Shtetet miqësore me Rusinë, si Kina e uruan Putin për fitoren. Edhe Irani, Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Bolivia e uruan kreun e shtetit rus.
Putin bën thirrje për bashkim
Por në televizionin rus, interpretimi i zgjedhjeve ishte i qartë: Shoqëria ruse bashkohet rreth presidentit Putin.
Këtë e thanë si moderatorët në televizionet ruse ashtu edhe tre politikanët konkurrues pa asnjë shans për fitoren, të cilët ndodheshin të shkruar si emra në fletët e votimit.
Me më shumë patetikë u shpreh kandidati i Partisë Komuniste, Nikolai Charitonov.
“Populli është sot më i bashkuar se kurrë më parë dhe beson në fitoren tonë prandaj edhe konsolidimi rreth presidentit Putin” , tha Charitonov.
“Në kufijtë e vendit tonë vdesin njerëz. Shpresa është e madhe dhe Partia Komuniste me presidentin në fuqi bën gjithçka që të fitojë mbi fashizmin në Ukrainë”.
Presidenti rus, Vladimir Putin arriti një rezultat me më shumë se 87% të votave, sipas Komisionit Zgjedhor.
Në mbrëmjen e vonë të dielën ai doli para kamerave dhe u përbetua edhe njëherë për unitetin e vendit.
“Para nesh qëndrojnë detyra të mëdha. Por nëse ne qëndrojmë të bashkuar, besoj se këtë e kanë kuptuar të gjithë, atëherë nuk mund dhe nuk do të na frikësojë dhe shtypë askush. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë. Të gjitha planet tona madhështore do të realizohen pa dyshim dhe qëllimet do të arrihen patjetër”.
Autoritetet bënë fjalë për një pjesëmarrje 74% në zgjedhjet presidenciale, më e larta e shënuar ndonjëherë në historinë ruse.
Kremlini ka akuzuar perëndimin për përzierje nga jashtë në këto zgjedhje, drejtpërdrejt Ukrainën dhe SHBA për sulme kibernetike.
Me gjasë që nga fillimi i vitit ka pasur më shumë se 8 milionë sulme kibernetike kundër faqeve të Komisionit Zgjedhor rus. Sipas palës ruse nuk pati pengime serioze të zgjedhjeve.
Vëzhguesit e pavarur rusë të organizatës “Golos”, sipas të dhënave të veta kanë regjistruar 1600 parregullsi në zgjedhje.
Në zonat ukrainase u zhvilluan po ashtu zgjedhje, një votim që konsiderohet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Ende pa u mbyllur qendrat e fundit zgjedhore u bënë të ditura rezultatet e para.
Pikërisht nga një rajon në lindje të Ukrainës, nga zona e pushtuar Donjeck u njoftua, se 95% e qytetarëve aty kanë votuar për presidentin Putin. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit – Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës