LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në LDK, Mustafa: Kjo parti duhet të mbetet shtet-formuese, nuk duhet të shikohet në pasqyrën e LVV-së dhe PDK-së

Zgjedhjet në LDK, Mustafa: Kjo parti duhet të mbetet shtet-formuese, nuk duhet të shikohet në pasqyrën e LVV-së dhe PDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të dielën më 14 mars, do të mbajë Kuvendin Zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri.

Deri më tani në garë janë katër kandidatë: Lutfi Haziri, Lumir Adbixhiku, Anton Quni dhe së fundmi edhe Besian Mustafa.

Ky i fundit kandidaturën e tij e bëri të ditur dje përmes një postimi në Facebook.


Duke komentuar kandidaturat e fundit të kandidatëve,  kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Besian Mustafa kandidaturën e tij nuk e ka adresuar në organet e LDK-së por në media.

“Janë tre vetë, të cilët në organet e LDK-së kanë paralajmëruar se do të paraqesin kandidaturat e tyre për Kryetar të LDK-së. Poashtu lexova dje edhe për një paralajmërim, i cili nuk u është adresuar organeve të LDK-së por mediave. Sidoqoftë kandidaturat paraqiten në Kuvend, përmes Komisionit Kandidues”, u shpreh Mustafa.

I pyetur nga Telegrafi se ku e sheh LDK-në pas këtij Kuvendi, Mustafa u shpreh se kjo parti duhet të mbetet e qendrës së djathtë, konservatore dhe e të gjitha gjeneratave.

“Pas datës 15 mars, LDK duhet të mbetet LDK, parti e qendrës së djathtë, konzervatore, e të gjitha gjeneratave. Parti shtet formuese e pa rrëmbyer nga popullzimi dhe propaganda e majtë”, tha Mustafa.

Ai tutje shtoi se LDK duhet të mbetet parti që nuk do të lejojë të shikohet në pasqyrën e LVV-së apo PDK-së.

“Parti e cila nuk do të lejojë të këqyret në pasqyrën e Vetëvendosjes apo PDK-së, por do të mbetet shembull unik i shtetndërtimit. E cila do të luftojë për përkrahje duke e ruajtur fundamentin e saj. Jam shumë i bindur se do të rikthehet fuqishëm me besim edhe më të madh qytetar”, tha Mustafa.

Të dielën me 14 mars LDK do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryetari dhe organet tjera të partisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori