Partitë politike janë duke u përgatitur për një tjetër proces zgjedhor pas atij të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Vetëvendosje po shkon drejt zgjedhjeve me entuziazmin e 14 shkurtit, kurse LDK e AAK presin që së paku të rikonfirmojnë komunat që kanë në qeverisje.
Deputeti i LVV-së, Agon Batusha thotë se kjo parti do të ketë fitore plebishitare në zgjedhjet lokale të këtij viti.
“Fryma e ndryshimit në nivelin nacional do ta përcjellë ndryshimin edhe në nivelin lokal. Zgjedhjet lokale nuk do të perceptohen më vetëm si zgjedhje lokale, por si pjesë e një ndryshimi të përgjithshëm”, deklaroi Batusha për RTV Dukagjinin.
Në anën tjetër, LDK-ja sipas zëdhënëses së kësaj partie pritet ta rikthejë fuqinë që kishte në komuna.
“Jemi shumë entuziastë se këto zgjedhje do t’ia rikthejnë fuqinë LDK-së për shkak të emrave që do të kandidohen në komuna e që së shpejti do t’i publikojmë”, deklaroi Sibel Halimi.
Ndërkaq Besnik Tahiri nga AAK, thotë se AAK pret që së paku t’i fitojë komunat që kishte fituar edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Por ai thotë se Aleanca pret fitore edhe në komuna tjera.
“AAK është në vlugun e saj më të lartë të punës sa i përket garës për zgjedhje lokale. Tanimë në shumicën e komunave ne kemi vendosur kandidatët dhe jemi shumë optimist se në këto zgjedhje jo vetëm që do të dalim fitues në komunat që kemi, por edhe në komunat tjera”, deklaroi Besnik Tahiri.
Pas takimeve me presidenten Osmani, LVV nuk tregoi ndonjë datë të preferuar për zgjedhjet lokale pos që thanë se “sa më shpejtë që mbahen, aq më mirë”. LDK e PDK ishin të mendimit se data 31 tetor do të ishte më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ndërsa nga AAK thanë që zgjedhjet të mbahen duke mos shkurtuar mandatin e kryetarëve aktual të komunave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame