Zgjedhjet lokale, LVV ende pa asnjë kandidat të zyrtarizuar

Nga sot (10 korrik) e deri më 18 gusht, votuesit nga diaspora kanë mundësi të regjistrohen për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Disa nga subjektet politike si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë bërë zyrtare disa nga kandidatët për kryetar të komunave, si dhe kanë filluar me përgatitjet për këto zgjedhje.
E, për dallim nga partitë e përmendura më lartë, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave.
LVV para disa ditësh kishte shtyrë afatin e pranimit të kandidaturave nga Këshillat e qendrave, në mënyrë që kandidatët e interesuar të kenë edhe një mundësi shtesë. Ky afat ka përfunduar ditën e premte, (9 korrik), mirëpo nga LVV ende nuk është bërë asnjë njoftim rreth zyrtarizimit të kandidatëve.
Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, por që të njëjtit deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.
Më poshtë gjeni kandidatë e zyrtarizuar deri tani:
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)Përparim Rama – Prishtinë Gazmend Muhaxherri – Pejë Anton Quni – Prizren Hyrie Dobrunaj - Deçan - Ekrem Hyseni - Pudujevë Ardian Shala - Suharekë Imri Ahmeti - Lipjan Burim Berisha - Fushë Kosovë Sokol Haliti - Viti Xhafer Tahiri - Vushtrri Mehmet Krasniqi – Obiliq Burim Krasniqi – Rahovec
Kujtojmë LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Shaqir Totaj – Prizren Agim Aliu – Ferizaj Uran Ismaili – Prishtinë Ramiz Lladrovci – Drenas Sami Lushtaku – Skenderaj Naim Ismajli – Shtime Besim Ilazi – Kaçanik Shaban Shabani – Dragash Rrahim Ternava – Fushë Kosovë Murtez Zekolli – Suharekë Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)
PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)Agron Kuçi - Junik Ardian Gjini - Gjakovë Ali Krasniqi - Obiliq Bali Muharremaj - Suharekë Bashkim Ramosaj- Deçan Bekë Berisha - Istog Besnik Tahiri - Podujevë Daut Haradinaj - Prishtinë Faton Jakupi - Kamenicë Mensut Ademi - Vushtrri Rrustem Berisha - Pejë Smajl Latifi - Rahovec Zenun Elezaj - Klinë /Telegrafi/





















































