LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e 9 shkurtit – kjo është renditja në fletëvotim e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-Nisma

Zgjedhjet e 9 shkurtit – kjo është renditja në fletëvotim e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-Nisma

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas shortit të hedhur, partitë kryesore politike kanë marrë numrat përkatës në fletëvotim.

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e renditur me numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 131, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 124.


Nga 112 te 138, renditja e partive më të mëdha politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lexo po ashtu Nga 112 te 138, renditja e partive më të mëdha politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate është renditur me numrin 137 në fletëvotim.

Ky short përcakton renditjen e këtyre subjekteve për zgjedhjet e ardhshme, duke i dhënë mundësinë votuesve të identifikojnë më lehtë partitë e tyre të preferuara.

Tërheqja e shortit ka ndodhur pas certifikimit të listës së votuesve nga KQZ, që ka përfshirë gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, me 1 milion e 970 mijë e 944 votues brenda Kosovës dhe 104 mijë e 924 votues jashtë vendit. /Telegrafi/

Numri i LVV-së në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit / Foto: Ridvan Slivova
Numri i PDK-së në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit / Foto: Ridvan Slivova
Numri i LDK-së në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit / Foto: Ridvan Slivova
Numri i AAK-NISMA në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit / Foto: Ridvan Slivova