Në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, partitë politike kanë zyrtarizuar pothuajse të gjithë kandidatët për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor.

Në garë për disa komuna janë edhe disa nga kryetarët aktualë, të cilët synojnë të fitojnë një tjetër mandat. Megjithatë, në listë ka edhe emra të rinj që do të tentojnë të marrin besimin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Një ndër garat më të forta pritet të zhvillohet në Prishtinë, ku tashmë janë zyrtarizuar gjashtë kandidatë.

Telegrafi, disa javë më parë, ka pyetur qytetarët për preferencat e tyre ndaj kandidatëve në Prishtinë dhe Prizren, dhe rezultatet e deritanishme janë mjaft interesante.

Në pyetjen se: Kush mendoni se do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës, janë përgjigjur mbi 5 mijë qytetarë dhe rezultatet janë si më poshtë:

Përparim Rama (LDK) 32%,

Hajrulla Çeku (LVV) 31%,

Uran Ismaili (PDK) 28%,

Bekë Berisha (AAK) 4%,

Besa Shahini (PSD) 3%,

Fatmir Selimi (kandidat i pavarur) 3%.

Gjithashtu, qytetarët janë pyetur edhe për kandidatin e tyre të preferuar për Prizren. Në pyetjen kush mendoni se do të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit, janë përgjigjur 2 mijë e 678 qytetarë, dhe rezultatet janë si më poshtë:

Shaqir Totaj (PDK) 38%,

Driton Selmanaj (LDK) 22%,

Artan Abrashi (LVV) 35%,

Besnik Krasniqi (AAK) 5%.