LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e drejtueses së Bashkisë në Himarë, reagon Rama

Zgjedhja e drejtueses së Bashkisë në Himarë, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshëndeti sot vendimin e Këshillit Bashkiak të Himarës për vendosjen e Blerina Balës në krye të bashkisë.

“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës”, përfundoi Kryeministri.


Blerina Bala vendoset në drejtimin e Bashkisë së Himarës
Lexo po ashtu Blerina Bala vendoset në drejtimin e Bashkisë së Himarës

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala u zgjodh sot me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër. Ky rezultat domethënës tregoi qartë shumicën legjitime të Këshillit Bashkiak.

Kryetarja e re e komanduar u zgjodh pasi dy kryetarët Fredi Beleri dhe Jorgo Goro ndodhen në burg, i pari i dënuar për krime zgjedhore dhe i dyti nën hetim nga SPAK.

Ndërkohë, për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në Himarë pritet vendimi përfundimtar i Apelit të Posaçëm për Fredi Belerin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori