LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet lejeqëndrimi i amerikanit Snowden në Rusi

Zgjatet lejeqëndrimi i amerikanit Snowden në Rusi

Autoritetet e Rusisë thonë se e kanë vazhduar lejeqëndrimin për ish-kontraktorin e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i cili ka zbuluar dokumente sekrete të nivelit të lartë.

“Lejeqëndrimi i Snowdenit në Rusi është zgjatur për disa vite të tjera”, tha sot në një shkrim në rrjetin Facebook, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Edward Snowden është larguar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 dhe ka marrë azil të përkohshëm në Rusi, pasi i ka publikuar afro 1.5 milion dokumente sekrete, që i ka siguruar derisa ka punuar si kontraktor për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara.


Këto materiale që kanë rrjedhur në opinion, kanë shkaktuar një debat të nxehtë për legjitimitetin e disa programeve të agjencisë, për shkak të shqetësimeve për privatësi dhe për vëzhgimin amerikan kundër aleatëve të vet. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori