Një hulumtim i ri tregon se shikimi i tepërt i televizorit në të katërdhjetat dhe pesëdhjetat, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit tuaj në vitet e mëvonshme. Shikimi i tepërt i TV-së mund të shkaktojë rënie të aftësive njohëse (kognitive) dhe një rënie të lëndës gri në tru
Sa më shumë që shikoni televizor në vitet e katërdhjeta, pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta të moshës suaj, aq më i lartë është rreziku i problemeve të shëndetit të trurit në vitet e mëvonshme – përfunduan studiuesit të cilët në javën e kaluar prezantuan tri studime të reja në një konferencë mbi epidemiologjinë, parandalimin, stilin e jetës dhe shëndetin kardio-metabolik.
Kërkimet kanë vlerësuar shikimin e televizorit si qëndrim ulur, si dhe kohën e kaluar duke qëndruar ulur (që është ekuivalente me kohën e kaluar para televizorit). Shëndetin e trurit më vonë e kanë vlerësuar nga pjesëmarrësit duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me zakonet e tyre të shikimit, duke plotësuar teste kognitive dhe duke iu nënshtruar rezonancës magnetike të trurit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se ndikimi pozitiv i aktivitetit fizik nuk është domosdoshmërisht i mjaftueshëm për të luftuar ndikimin negativ të shikimit të TV-së. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga ushtrimet.
Nga të dhënat e tyre, ata llogaritën që çdo rritje prej një ore në kohën mesatare ditore të shikimit të televizorit, shoqërohej me një ulje prej 0.5 për qind të vëllimit të lëndës gri të trurit.
Shoqata Amerikane e Zemrës në faqen e saj të internetit thotë se shkenca ka lidhur pasivitetin dhe qëndrimin ulur me një rrezik më të lartë të sëmundjes së zemrës, diabetit të tipit 2, kancerit të zorrës së trashë dhe mushkërive, si dhe vdekjen e mëhershme – transmeton Healthline.

Gjëja më e rëndësishme është të merrni parasysh atë që mund të bëni në vend se të shikoni televizion. Kur bëhet fjalë për modifikimin e stilit tuaj të jetës, në fund të fundit është zgjedhja juaj se si të veproni. Në vend që të merrni një telekomandë, kapni një libër interesant ose shkoni për një shëtitje – thonë ekspertët.
Sidoqoftë, konteksti personal është gjithashtu i rëndësishëm. Kjo do të thotë se nëse nuk jeni lexues i librit, mos vendosni të kaloni të gjitha orët tuaja televizive në kohën e kaluar duke lexuar romanin. Në vend të kësaj, zgjidhni aktivitete që do t’ju pëlqejnë, kështu që ka më shumë të ngjarë t’i zgjidhni ato në planin afatgjatë, në vend se të shikoni televizor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit