Një punonjës policie është arrestuar në Durrës, pasi kundrejt 10 mijë eurove lejoi të dilte një sasi nafte, nga një anije që ishte sekuestruar me urdhër prokurorie dhe ndodhej në port.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, vuri në pranga policin 21 vjeçar Armand Marvataj, oficer i Patrullës së Përgjithshme. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të akuzuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsion”.
Sipas AMP, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, oficeri i policisë dhe dy të kërkuarit, më datë 27 janar të këtij viti, kanë nxjerrë një sasi të konsiderueshme nafte nga një anije me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano.
Po ashtu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë në Porto Romano ka rezultuar se sasia e naftës ishte zëvendësuar me ujë.
Si pjesë e këtij hetimi, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht edhe 7 persona të tjerë, shtetas sirianë dhe egjiptianë, të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Anija me flamurin e Tanzanisë u sekuestrua më 13 janar dhe kishte një ngarkesë prej 670 mijë litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ShBA-ja përmend Kosovën për ekstradimin e vëllezërve Kutleshi

Çka mund të mësojë Kosova nga udhëzimi i BE-së për furnizime në rast krizash?

"Daily Mail" zbulon metodat e reja si "çunat e Londrës" sjellin paratë e drogës në Shqipëri

Tarifa e SHBA prej 10%, çon në falimentim eksportuesit e bimëve medicinale në Kukës

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Shëngjini popullohet nga pushuesit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar