Please enter at least 3 characters.

Pa paralajmërim, Lista Serbe kthehet në Kuvend – këta janë deputetët e rinj

2022/11/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Deputetët e Listës Serbe të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar me deputetë të tjerë të kësaj partie.

Kështu u bë e ditur në seancën e sotme plenare të Kuvendit, nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetët e rinj të Listës Serbe dhanë betimin dhe pastaj lëshuan sallën.

Më poshtë ua sjellim emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe dhe emrat e zëvendësuar: Slavko Simiq zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista SerbeIgor Simiq zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista SerbeMiljana Nikoliq zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista SerbeZoran Mojsiloviq zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista SerbeVerica Çeraniq zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista SerbeBranislav Nikoliq zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista SerbeMilosh Pervoviq zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista SerbeLjubinko Karadzhiq zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista SerbeJasmina Dediq zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista SerbeDragana Antonijeviq zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO

Më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Largimi i tyre erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. /Telegrafi/