Zëvendësministri nga Kosova, Edi Ramës: Erdogani ndoshta mund të jetë vëllai yt, nëse...!

Pas zhvillimeve të mbrëmshme në Turqi, kur u tentua për grush shteti nga Ushtria turke, në mëngjes - kur gati përfundoi gjithçka - liderët të Shqipërisë dhe Kosovës kanë reaguar për zhvillimet në fjalë.
Ka qenë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili ka thënë se është i lumtur për popullin vëlla të Turqisë për daljen nga një natë e vështirë.
“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë”, ka shkruar ai.
Në këtë postim të Ramës të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar edhe Gjergj Dedaj , zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Ndoshta është vëlla i yti nëse prindërit të kanë jetuar në Turqi”, ka shkruar Dedaj, njofton Klan Kosova.




















































