LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadorin britanik Abbott bisedojnë për dialogun dhe pandeminë COVID-19

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadorin britanik Abbott bisedojnë për dialogun dhe pandeminë COVID-19

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.

Ambasadori Abbott e njoftoi zëvendëskryeministrin për fushëveprimin e projekteve që po mbështeten nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, e që do të zgjerohet edhe në fusha të tjera në të ardhmen e afërt, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, informatë të cilën zëvendëskryeministri e mirëpriti.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin britanik për vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla në Bruksel, dhe për takimet e frytshme që kanë pasur atje, me qëllim të informimit të palëve për punën e mëtutjeshme të Qeverisë.


Në takim u diskutua edhe për çështjen e dialogut dhe të situatës me pandeminë Covid-19 në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori