Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump përmendi rihapjen e ekonomisë së SHBA-së brenda disa javësh, zëvendësguvernatori i Teksasit ka befasuar me një deklaratë të tij.
Siç shkruan mediumi prestigjioz The Guardian, përcjell Telegrafi, Dan Patrick, për të argumentuar se ai më mirë do të vdiste sesa të shohë masat e shëndetit publik të dëmtojnë ekonominë amerikane, dhe se ai besoi “shumë prej gjyshërve ”në të gjithë vendin do të pajtoheshin me të.
“Mesazhi im: le të kthehemi në punë, le t’i kthehemi jetës, le të jemi të zgjuar në lidhje me këtë, dhe ata prej nesh që janë mbi 70-vjeç, ne do të kujdesemi për veten tonë”, citohet të ketë thënë Patrick, një 69-vjeçar republikan, ka thënë në një emision të Fox News të hënën në mbrëmje.
“Mos e sakrifikoni vendin”, tha Patrick. “Mos e bëni këtë”.
Patrick tha se kishte frikë se kufizimet e shëndetit publik për të parandaluar coronavirusin mund t’i japin fund jetës amerikane dhe se ai është i gatshëm të rrezikojë jetën për të mbrojtur ekonominë për nipërit e tij.
“Kjo nuk më bën fisnik apo trim ose diçka të tillë”, shtoi ai. “Unë thjesht mendoj se ka shumë gjyshër në këtë vend si unë”.
Ndryshe në konferencën e coronavirusit të Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, koordinatori i për përgjigje rreth coronavirusit i administratës, Dr. Deborah Birx, tha që të dhënat e shfaqura nga Evropa sugjeruan që 99% e vdekjeve nga coronavirusit ishin njerëz mbi moshën 50 vjeç, dhe se shumë kishin kushte para-ekzistuese.
Kjo “nuk ndryshon nevojën për të mbrojtur të moshuarit”, tha Birx.
Ndryshe, po sipas The Guardian, Trump, i cili ka ngritur shqetësime në lidhje me dëmin që masat e parandalimit të coronavirusit po i bëjnë ekonomisë amerikane, tha se mezi priste që vendi të kthehej në normale sa më shpejt, dhe sugjeroi që një krizë ekonomike mund të rezultojë në më shumë vdekje, përmes vetëvrasjes, sesa një pandemi globale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles