LAJMI I FUNDIT:

Zënka në lokalin e natës në Suharekë përfundon me të shtëna, një e plagosur – arrestohen tre të dyshimtë

Zënka në lokalin e natës në Suharekë përfundon me të shtëna, një e plagosur – arrestohen tre të dyshimtë

Policia e Kosovës njofton se një incident i armatosur ka ndodhur në një lokal nate në Suharekë ku një grua është plagosur derisa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.

“Me datë 30.08.2024 , rreth orës 02:05, pas një zënke një person i shoqëruar edhe nga dy shok, nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit. Si pasojë një femër është plagos në këmbë nga plumbi dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë.


Patrulla policore sapo e ka marrë informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre u janë bashkangjitur të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë.

Policia njofton tutje se ka punuar me përkushtim dhe pa ndalë derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar.

“Dy të dyshuar meshkuj (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori