LOJTARËT, TË DASHURUARIT DHE TENISI NË MBRËMJEN CINELADY ME FILMIN

Është koha e duhur për një mbrëmje kualitative me shoqe për t'u mbajtur mend, dhe kjo është e garantuar me eventin CineLady në CineStar! Këtë pranverë, më saktë, më 25 Prill, në dramën romantike ‘"Challengers’’, një kryevepër kinematografike që shfaq Zendaya në rolin e saj më transformues deri më tani. Dhe së bashku me shfaqjen e Parapremierës, e dini se ju pret pija e mirëseardhjeje dhe dhurata nga partnerët tonë: Borboleta, Yves Rocher, Maxx Group me brendin Scotch & Soda, Essence, Next Dental Care, Next Facial Care, Libraria Dukagjini.


Challengers05 scaledChallengers është udhëtim intensiv përmes dinamikës së marrëdhënieve, pushtetit dhe sportit, i sjellë në jetë nga vizioni i regjisorit Luca Guadagnino (Suspiria, Call Me by Your Name). Le të të magjepsë edhe ty historia e fitores, humbjes, pasionit dhe sportit me një grua fatale dhe dy burra.

Zendaya luan Tashi Duncan, një fëmijë i super talentuar në tenis, fuqia e të cilit shtrihet shumë përtej fushave të tenisit. Ky rrëfim i drejtuar nga personazhet gërsheton një përrallë të ndërlikuar dashurie, kontrolli dhe konkurrence që do t'ju lërë pa frymë.

Challengers03 scaledFilmi eksploron një perspektivë të pazakontë të përmirësuar nga performanca e fuqishme e Zendaya. Interpretimi i saj i Tashi Duncan-it e sjell personazhin në jetë me një hijeshi që është sa intensive, aq dhe delikate. Skenari, i pasur me dialogë të mprehtë dhe momente mbresëlënëse, premton t'ju mbajë të lidhur deri në fund.

Me një partiturë nga Trent Reznor, Challengers është kënaqësi për veshët dhe sytë. Dinamizmi i stilit pamor, së bashku me portretizimin e stilizuar të personazheve, përcaktojnë një nivel të ri të estetikës së filmit.Challengers, i shpërndarë nga Blitz, është më shumë se një film sportiv – është një reflektim i betejave që të gjithë ndonjëherë luftojmë në jetë dhe dashuri, është gjithashtu një film për të cilin të gjithë do të flasin.

Challengers04 scaledZendaya është aktualisht në promovimin mbarëbotëror të filmit, e pranishme gjithmonë me një kod veshjeje të bardhë që përshtatet në mënyrë të përkryer me temën e filmit, ndaj ftojmë të gjithë vizitorët të vijnë në shfaqjet e CineLady të veshura me ngjyrë të bardhë, që të dukeni si Tashi (Zendaya).

Biletat janë në shitje në cinestarcinemas-ks.eu përmes apliakcionit CineStar Cinemas Kosovo, ose në arkat e kinemasë dhe ju këshillojmë të siguroni vendin tuaj në kohë, sepse kjo mbrëmje nuk duhet humbur!Shihemi në CineStar!

Facebook: CineStar Cinemas Kosovo

Instagram: cinestarcinemas_ks

TikTok: cinestarcinemas 

YouTube: CineStar Cinemas Kosova