Zemra seriozisht ju është rrezikuar: Sinjalin e parë të gjithë e ndiejnë, mirëpo e injorojnë!

Rrahja e shpejtuar e zemrës shfaqet për shkak të mungesës së oksigjenit, e cila, nëse nuk shërohet, shkakton vdekjen e qelizave të miokardit, dhe në fund shpesh edhe infarktin
Takikardia ka të bëjë me rrahjen tejet të shpejtë të zemrës, ndërkaq zakonisht me këtë nënkuptohet më së paku 100 rrahje në minutë.
Rrahja mesatare e zemrës më së shpeshti përcaktohet në bazë të moshës. Rrahja e shpejtë e zemrës mund të jetë e rrezikshme varësisht nga ajo se sa fortë duhet të rrahë zemra.
Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj., por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës, transmeton Telegrafi.
Si ndodh takikardia?
Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh: gjatë ushtrimeve fizike; gjatë temperaturës; gjatë emocioneve apo merakut.
Disa nga shkaqet e shtimit të rrahjeve janë kur një person ka konsumuar një sasi të madhe të pijeve të tilla stimuluese çaji, kafeja, përdorimi i drogave dhe medikamenteve të ndryshme, përfshirë dhe mjekimet për astmën.
Pastaj ka dhe raste kur arsyet e takikardisë lidhen me shkaqe të tilla jashtë problemeve të zemrës si një sëmundje e tiroideve, nga ethet, ankthi apo dehidratimi.
Cilat janë shenjat?
Simptoma kryesor është rrahja e shpejtë e zemrës. Bashkë me të mund të gjenden edhe përzierje të stomakut (nauze), marrje mendsh dhe rënie të fikësh, djersë të ftohta, bllokim frymëmarrjeje apo dhimbje gjoksi. Nëse bashkë me rrahjet e shpejta keni edhe ndonjë prej shenjave që përmendëm bëni mirë të vizitoheni tek një mjek kardiolog.
Si diagnostikohet?
Mjeku do t’ju pyes rreth shenjave që përmendëm dhe do të marrë një informacion më të detajuar. Do t’ju bëj vizitën e zemrës dhe mushkërisë. Për një mundësi të problemeve me tiroidet mund të kërkojë analizën e gjakut për hormonet. Mund të kërkojë një grafi mushkërie dhe do t’ju bëj një EKG (elektrokardiogram). Doktori mund t’ju kërkojë që të mbani me vete 1-3 ditë një aparat që quhet holter dhe që shërben për matjen e aritmive (çrregullimit të rrahjeve të zemrës). Nëse rrahjet shpejtohen gjatë aktivitetit fizik mund t’ju kërkojë që të bëni një EKG gjatë stimulimit të vrapit.
Si kurohet?
Kurat përfshijnë terapi farmaceutike deri te ndërhyrjet kirurgjike. Mund të përdoren këshilla parandaluese por edhe ilaçe të ndryshme. Duke filluar me beta bllokuesi apo bllokuesit e kalciumit. Pastaj nëse nevojitet përdoren ilaçe kundër aritmive por kujdesni në përdorimin e tyre pasi kanë efekte anësore. Përdorini nën direktivat e mjekut tuaj.
Nëse keni një takikardi ventrikulare apo fibrilacion ventrikular krahas ilaçeve ndjehet e nevojshme edhe elektroshoku, prandaj dërgimi i menjëhershëm në spital është mjaft i rëndësishëm.
Ç’duhet bërë për ta parandaluar?
Më e rëndësishmja është të bëni një jetë të shëndetshme për zemrën tuaj. Kujdesuni për peshën, ushqimin; mos pini cigare. Mundohuni të ecni apo bëni ushtrimet që mjeku ua ka këshilluar. Largojuni pijeve me kafeinë. Rregulloni diabetin (nëse keni), tensionin e lartë dhe kujdes me kolesterolin.
Pas moshës 40 vjeçare shkoni rregullisht për kontroll tek kardiologu. Kjo për arsye se aritmitë mund të përsëriten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës