Jan Bremmer
Nuk ka drejtësi në këtë botë dhe nuk ka asgjë të re në këtë pohim. Risia qëndron në zemërimin popullor kundër padrejtësisë, që ka shpërthyer gjithandej me aq shpejtësi e shpeshtësi sa të krijojë kryengritje që nuk japin shenja qetësimi. Në muajt e fundit kundërshtimet kanë përshkuar një numër të madh vendesh, si të pasur ashtu edhe të varfër, e të çdo lloj shifre politike, që nga demokracitë e qëndrueshme deri tek regjimet më shtypës.
Arsyeja e zemërimit është perceptimi i përhapur se politika vazhdon të veprojë gjithmonë e sidoqoftë për interesat e elitave, duke kapërcyer ata të popullit. Në vendet në zhvillim ndodhin rregullisht shfaqje protestash e me plot arsye. Popullsitë janë të shtrënguara të durojnë vështirësitë e shkaktuara nga paaftësia e qeverive për të siguruar shërbimet më themelore dhe mungesa e institucioneve politike të përparuara lejon që aktorë jo tradicionalë – në më të shumtën e rasteve vetë protestuesit – priren të bëjnë të lëkundet gjilpëra e peshores.
Javët e fundit Egjipti ka parë të rreshtohen nëpër rrugë grumbullimet më të mëdha të njerëzve që nga koha e Pranverës arabe, të nxitura nga paditë për korrupsion kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi dhe ushtarakëve, e për më tepër të acaruar nga reformat ekonomike që, nga një anë kanë pakësuar ndihmat e nga tjetra kanë ngritur taksat për më të varfrit e Vendit.
Në Liban, një “taksë Whatsapp” mbi lidhjet online, ka bërë të shpërthejnë protestat, të cilat shpejt janë kalëruar nga të tjera përshpagime ekonomike e politike, duke detyruar së fundi të japë dorëheqjen kryeministri Saad Hariri.
Në Irak, kryetari i Këshillit Adel Abdul Mahdi, nuk po e kalon shumë më mirë se sa kryeministri libanez: vendi është bërë tym e flakë nga duart e qytetarëve të dëshpëruar nga niveli i lartë i papunësisë dhe cilësisë shumë të keqe të infrastrukturave e shërbimeve.
Në Ekuador, vendimi i presidentit Lenin Moreno për të hequr ndihmat tradicionale për karburantet shënoi javë protestash mbi të gjithë gamën e kërkesave shoqërore, që e detyruan presidentin të kthehet mbrapsht, një ngjarje që u prit si një fitore nga manifestuesit, por që në të vërtetë përfaqëson një humbje për disiplinën taksore të Vendit.
Historikisht, protestat janë më pak të efektshme në vendet më të pasura, jo vetëm pse janë në dorë të lobby-ve, por edhe sepse shtresat e popullsisë më me ndikim mund t’i lejojnë vetes luksin të presin zgjedhjet e ardhshme, për t’u besuar atyre pakënaqësitë e tyre politike. Megjithatë, gjithnjë e më shpesh, kabinat zgjedhore nuk arrijnë të jenë në gjendje të shërbejnë si valvula të shfryrjes së dufit të pritjeve të pambajtura parasysh nga politika.
Në Kili shkëndija që i vuri flakën çrregullimeve në njërin ndër vendet më të pasura e më të qëndrueshme të Amerikës Latine, qe një shtesë prej tre për qind të çmimit të biletave të metropolitanës, të vendosur nga Sebastian Pinera. Në atë çast njerëzit u grumbulluan nëpër sheshe për të protestuar edhe kundër pensioneve të pamjaftueshme dhe vlerës së lartë të shërbimeve të bazës, si shëndetësia dhe telefonia. Manifestuesit ndezën edhe zjarre në disa rrugë. Dëshpërimi i shpirtrave arriti kulmin kur qeveria vuri në përdorim ushtrinë me pajisje kundër kryengritjes, në një Vend me një histori të gjatë diktature ushtarake mbas shpine si Kili.
Një vit më parë, lëvizjet e jelek verdhëve në Francë arritën të paralizojnë pothuajse krejtësisht Parisin e, megjithëse vala e protestave në një shkallë të gjerë është sosur, reforma e ardhshme e pensioneve dhe përvjetori i revoltave rrezikojnë të bëjnë të shpërthejë përsëri pakënaqësia.
Në Spanjë, verdikti i fundit i Gjykatës së lartë për t’u dhënë dënime të gjata me burg drejtuesve katalanë që kishin shpallur referendumin për pavarësinë më 2017 dhe kishin bërë kërkesën për ndarje, ka shkaktuar protesta masive që ndërlikojnë votimet e kësaj fund jave, nga të cilat është frika të mos dalë një fitues i qartë.
Ndërkaq, në cepin tjetër të botës, protestat vazhdojnë pa pushim në Hong Kong për të njëzetedytën javë rresht, duke mbjellë pështjellim e shqetësim në qendrat e pushtetit të njërës nga ekonomitë kryesore globale. Nga të gjitha protestat në zhvillim sot, pikërisht ato të Hong Kongut duket se përfaqësojnë rrezikun më të vogël për qeverinë e tyre dhe – tërthoras – për Pekinin, i cili i lejon vetes luksin të presë me qetësi fundin e kundërshtive.
Prej këtej vjen pyetja themelore: në këto ditë pakënaqësie të përhapur e zhgënjimi politik, a mbetet ende demokracia forma më e mirë e qeverisjes për të parë në të ardhmen? Nëse demokracia ka lulëzuar në dhjetëvjeçarët e fundit, kjo ka qenë e mundur në sajë të ndihmesës gjithnjë e më të madhe të qytetarëve në prodhimtarinë ekonomike (një nga pasojat kryesore të dorës së dytë të globalizimit), që ka ndihmuar dhe zgjeruar pjesëmarrjen e tyre në proceset politike. Por sot globalizimi është në tërheqje dhe teknologjia ka filluar të zëvendësojë fuqinë punëtore e do të vazhdojë ta bëjë për shumë vite që vijnë.
Është një çështje mbi të cilën duhet të vazhdojmë të pyesim veten, edhe se është ende shumë shpejt për të thënë se ditët më të mira të demokracisë tashmë ndodhen mbrapa shpatullave tona. Dhe, globalizimi ka shënuar suksese tepër të rëndësishme për ta parë të dënuar në një theqafje pa shpresë. Kur mblidhen gjithë këto probleme strukturore në një ekonomi globale në fazë ngadalësimi, bëhet akoma më e vështirë për qeveritë të kënaqë kërkesat e ligjshme të qytetarëve të tyre për vitet e ardhshme. Nëse ka diçka që bashkon mbarë botën më 2019, është zemërimi kundër qeverive: kjo duhet t’i bëjë të mendojnë seriozisht sa qeveritë ashtu edhe popujt, që sot ngrihen për t’i kundërshtuar. /Marrë nga: “Corriere della Sera”/Përktheu: Eugjen Merlika/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kqz2-780x439.jpg)
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave
![Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-7-780x439.png)
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?
![Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-82-780x439.jpg)
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi