Zemaj: Do të votojmë kundër, LVV po sillet sikur ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se partia e tij do të votojë kundër propozimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Zemajt, LVV mban përgjegjësinë për situatën aktuale politike në vend, ndërsa kritikon qëndrimin e saj ndaj partive të tjera.
“Sigurisht që do të votojmë, kundër derisa është kjo situatë siç e ka sjell vendin VV-ja, duke u sjellë thuajse është partia e vetme që ka fituar vullnetin e qytetarëve“, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























