Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatoret rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Pas takimit, Zemaj ka thënë se në këtë takim kanë marrë vendim për rritje të kontrolleve, e fokus do të jetë sektori i gastronomisë dhe institucionet qendrore dhe lokale.
“Angazhimi ynë do të jetë më permanent, mirë i koordinuar. Kemi edhe plane të tjera që jemi akorduar bashkë me policinë, me kryeinspektorin dhe koordinatorin për inspektime lokale. Do të kemi harmonizim të aktiviteteve, do të ketë rritje të kontrolleve në shumë drejtime, të cilat do t’i jepet fokus sektorit të gastronomisë, duke filluar edhe nga institucionet qendrore, lokale, dhe pjesa tjetër që i takon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të shihet se a ka nevojë për masa shtesë, të cilat e rrisin jo vetëm mbikëqyrjen por edhe kufizimet aty ku duhet të intervenojmë në këtë situatë”, ka thënë Zemaj.
Ministri Zemaj ka deklaruar se Prishtina është me e atakuara dhe janë në proces te identifikimit të burimit të infeksionit dhe se do të ndërmerren masa në qoftë se nuk ka përmirësim të situatës në ditët në vazhdim.
“Jemi në një vlerësim të gjendjes aktuale dhe ju e keni parë edhe tabelën nga komunat, varësisht prej rritjes së infeksionit, Prishtina duket së është më e atakuara, jemi duke identifikuar nga vijnë dhe nga rrjedh ky infeksion dhe sigurisht që do të ndërmarrim masa, eventualisht nëse nuk kemi përmirësim të kësaj situate varësisht prej ditëve në vijim… Nëse identifikojmë kufijtë të caktuar të shpërndarjes së infeksionit të detyrohemi aq sa mundemi, ta quaj njëfarë përkufizimi, izolimi të infeksionit, qoftë edhe për kryeqytetin apo zona të infektuara në brendësi të qytetit, apo veprimtari të caktuara.. Video: 06: 28 Jemi në prag të gjelbër, kemi arritur tek limitet e vijës së gjelbër në 15 ditëshin e fundit, nëse e mbajmë kështu, atëherë domosdoshmërish është rritja e mbikëqyrjes për me e mbajtë këtë situatë, por nëse nuk kryen punë i gjithë ky aktivitet dhe gjithë ky potencial çfarë e kemi atëherë do të shkojmë edhe me masa që ta izolojmë infeksionin”, ka thënë Zemaj, transmeton kp.
Ministri Zemaj ka thënë se janë në pritje të kontingjentit të punësimit për 450 policë, të cilët do të fillojnë ushtrimin e mandatit të tyre dhe do të jenë pjesë ndihmëse në zbatueshmerinë e masave.
”Kërkesa jonë do të jetë për përkrahje logjistike për inspektorët dhe për dhe për policët, presim tash edhe kontingjentin e ri të punësimeve të 450 policëve, që do te fillojnë ushtrimin e mandatit të tyre sipas ligjit dhe Kushtetutës. Do të jenë të angazhuar ashtu siç na informoi drejtori si pjesë ndihmëse edhe në zbatueshmerinë e masave. Pjesët tjera ndërlidhen me mbikëqyrjen që e kemi të domosdoshme, përcjelljen e infeksionit edhe në vendet e rajonit edhe në vendet Evropiane”, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Vdes akademik Minir Dushi, inxhinieri i parë shqiptar në Stantërg
Sadikario: Nuk duhet të ketë kompromis me të vërtetën historike rreth Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës