LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marr masa për të parandaluar valën e re të COVID-19

Zemaj: Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marr masa për të parandaluar valën e re të COVID-19

Deputeti i LDK-së, njëherit ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të marr masa adekuate për të parandaluar valën e re të coronavirusit.

“Sot kur pothuajse i gjithë rajoni është i përshirë me një rritje të numrit të rasteve me COVID, dhe vendet evropiane kanë marrë masa kufizuese për të parandaluar një valë të re, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duket se po e kalon këtë situatë sikurse Kosova është imune ndaj këtij virusi”, ka thënë Zemaj.

Ai tutje shtoi se këtë qasje mashtrimi dhe vetëkënaqësie e kemi parë në fillimin e kësaj bere ku u krijua përshtypja nga deklarimet dhe veprimet e kësaj qeverie dhe MSH-së se virusi është mundur.


“Kjo situatë duket që është duke shkuar në përsëritje kur nuk po shohim një angazhim, plan strategji apo prioritet të ruajtjes së shëndetit publik si dhe ndërmarrje të masave parandaluese për të mos përsëritet një situatë e tillë fatkeqësie”, tha Zemaj.

Zemaj ka shtuar se nuk duhet të neglizhohet situata e cila është në rajon dhe Evropë.

“Ftoj urgjentisht që Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marr masa adekuate konfrom paralajmërimeve të OBSH-së dhe gjendjen në rajon e Evropë. Mos e neglizhoni situatën që të kemi pasoja të pariparueshme.”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori