LAJMI I FUNDIT:

Zemaj në ShSKUK: Vendet në rajon dhe Evropë po përballen me rikthim të infeksionit, ne duhet shtuar kujdesin

Zemaj në ShSKUK: Vendet në rajon dhe Evropë po përballen me rikthim të infeksionit, ne duhet shtuar kujdesin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar për vizitë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pasi që nga sot aty ka filluar rikthimi i shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive.

Zemaj tha se deri te ardhja e këtij vendimi për lejimin e këtyre shërbimeve ka ardhur si rezultat i situatës së qetë epidemiologjike në vend, shkruan Telegrafi.

“Kjo periudhë e pandemisë nuk ka qenë e lehtë, vazhdon të jetë sfiduese. Të vazhdojmë të respektojmë masat dhe t’i zbatojmë vendimet, vetëm kështu mund t’i mundësojmë personelit shëndetësorë që ta kryejnë punë e tyre me dinjitet. Me kthimin gradual të këtyre shërbimeve do të kemi rritje të efikasitetit por edhe të kujdesit të shtuar”, tha Zemaj.


Ai shtoi se vendet e rajonit por edhe ato në Evropë janë duke iu ekspozuar rikthimit të infeksionit, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes edhe pas lirimit të disa masave dhe heqjes së kufizimeve.

“Vendet e rajonit dhe ato evropiane janë duke iu ekspozuar rikthimit të madh të infeksionit, kujdesi jonë duhet të jetë më i shtuar. Lirimi i masave nuk nënkupton largim të tërësishëm të virusit, kjo na bënë që të jemi më të kujdesshëm dhe vigjilent në luftimin e këtij virusi”, u shpreh ministri Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori