Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka shprehur kritika ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit. Sipas tij, disa veprime janë ndërmarrë për qëllime pompoziteti, dhe nuk kanë pasur një strategji të qartë për integrimin e plotë të veriut.
Zemaj deklaroi se Qeveria Kurti nuk ka treguar interes të vërtetë për integrimin e veriut të Kosovës, teksa theksoi se veprimet e qeverisë janë shpeshherë të drejtuara nga motive elektorale.
“Ne kemi pasur vërejtjet tona, edhe pse si strukturë politike kemi pasur një përkrahje nacionale sa i përket çështjes së Kosovës ose dialogut ose raportit me Serbinë. Dhe kjo nuk vihet në dyshim. Por mënyra se si është sjellë Qeveria, dhe gjërat që i ka zhvilluar me pompozitet dhe me reklamë për çështje të Facebook-ut dhe çështje elektorale, shpeshherë duke bërë edhe sfilata të panevojshme të ekzekutivit. Kjo është tregues që nuk ka pasur interes dhe një strategji që e integron veriun në plotni, pa e prekur kushtetutshmërinë dhe qasjen që e kemi ndaj mbrojtjes së territorit të RKS-së”, ka thënë Zemaj, në “FIVE” të RTV Dukagjinit.
Sipas Zemajt, Qeveria e Kosovës ka kaluar në heshtje kërkesat për dënimin e Serbisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, teksa ka theksuar se edhe këtë ngjarje Qeveria e ka për përfitime elektorale.
“Në zhvillimet e fundit pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, nga grupe që ishin të mbështetura hapur nga Serbia, kjo kaloi në heshtje nga Qeveria e Kosovës. Nuk them në heshtje në atë që e përdor si mekanizma elektoral, por kaloi në heshtje për kërkesën për dënueshmërinë e Serbisë. E që po kërkohet në vazhdimësi vetëm tash kur po shihen pasoja e një ofensive diplomatike të institucioneve të Qeverisë, kanë qenë në mungesë që Serbia ta merr dënimin e merituar”, ka shtuar Zemaj. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

“Ka të veshur xhemper të zi me simbole” – shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm