LAJMI I FUNDIT:

Zemaj kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

Zemaj kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ”situata është alarmante”.

“Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Zemaj, përcjell Telegrafi.


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën (17 gusht) janë regjistruar edhe 5 të vdekur nga coronavirusi, kurse janë shënuar edhe 1,765 raste të reja me këtë virus, nga 9,581 mostra të testuara.

Nga grupmosha 20-29 vjeç të infektuar janë 434 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 285 vetë.

Po ashtu, nga mosha 10 deri 19 vjeç, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin paraprak kanë dalë pozitivë me COVID-19, 179 persona.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 10,183. Sipas njoftimit, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 121 pacientë.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118,752 raste me COVID-19, ku 2,286 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21,903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit, në fund të muajit mars, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 601,701 doza të vaksinës.

Deri më 17 gusht 213,279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori