Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Grupi punues është duke bërë hartimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, teksa për këtë temë tha se është diskutuar edhe me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, u shpreh se pret nga grupi punues dinamikë për draftimin e ligjit.


119487580 3394155173964672 412679765220354789 o

“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit”, shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë̈ që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë. Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit. Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor. /Telegrafi/