LAJMI I FUNDIT:

Zemaj deklarohet për rastin e kufomës që qëndroi për shtatë orë në Klinikën e Pulmologjisë

Zemaj deklarohet për rastin e kufomës që qëndroi për shtatë orë në Klinikën e Pulmologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se duhet të trajtohen më seriozitetin më të lartë të gjitha rastet shqetësuese, si ai që ndodhi fundjavën që lamë pas në Klinikën e Pulmologjisë, ku një trup i pa jetë kishte qëndruar për shtatë orë në dhomë me pacientët e tjerë.

Zemaj, gjatë konferencës për medie tha se është kompetencë edhe e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës t’i trajtojë këto raste nëse ka neglizhencë.

“Çdo rast i cili është shqetësues edhe në aspektin human duhet të trajtohet nga institucionet relevante, për këtë arsye janë edhe inspektoratet në Ministrinë e Shëndetësisë, por mbi të gjitha është kompetencë edhe e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar t’i trajtojë nëse ka diçka neglizhencë dhe duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë”, tha Zemaj.


Artisti Nasim Maxhuni, të dielën ka reaguar për një rast jo të zakonshëm që ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Maxhuni: Një kufomë u la pesë orë në dhomë me pacientët në QKUK
Lexo po ashtu Maxhuni: Një kufomë u la pesë orë në dhomë me pacientët në QKUK

Maxhuni pretendon se një kufomë qëndroi pesë orë në dhomë me pacientë të tjerë. E sipas tij askush nuk ka marrë përgjegjësi që ta largojë të vdekurin.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, është deklaruar rreth rastit në fjalë, ku ka thënë se e ndjera është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca dhe se ka qenë në pritje të rezultatit për COVID-19.

Flasin nga Pulmologjia, pasi një kufomë qëndroi për shtatë orë në klinikë
Lexo po ashtu Flasin nga Pulmologjia, pasi një kufomë qëndroi për shtatë orë në klinikë

Sipas saj, në mungesë të rezultatit, obligimi ka qenë i familjes që ta bartë kufomën në morg dhe të njëjtit kanë refuzuar t’i marrin shpenzimet mbi vete.

“Të ndjerës i është marrë mostra në Emergjencë dhe ka qenë në pritje të rezultatit për coronavirus. Ministria e Shëndetësisë bën barjen e kufomave vetëm në rastet pozitive meqë e ndjera ka qenë në pritje të rezultateve familjarët nuk kanë pranuar që t’i kryejnë shpenzimet për bartjen e kufomës deri në morg dhe për këtë ka qëndruar deri në marrjen e rezultatit” ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori