LAJMI I FUNDIT:

Zelensky viziton ushtarët ukrainas në Zaporizhzhia, edhe atje ndanë medalje

Zelensky viziton ushtarët ukrainas në Zaporizhzhia, edhe atje ndanë medalje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot ushtarët ukrainas në linjën e frontit në rajonin e Zaporizhzhia.

“Kam nderin të jem këtu mesh jush, pranë ushtrisë sonë”, ka shkruar në Telegram, presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.

Zelensky publikoi edhe një video ku shihet duke u dhënë medalje ushtarëve ukrainas, raporton Reuters.


Me dronë ukrainasit neutralizojnë dhjetëra ushtarë rusë, ua hedhin në erë edhe tanket – publikohen pamjet e aksionit
Lexo po ashtu Me dronë ukrainasit neutralizojnë dhjetëra ushtarë rusë, ua hedhin në erë edhe tanket – publikohen pamjet e aksionit

Ditë më parë ai ishte edhe në periferi të Bakhmutit, ku po zhvillohen luftimet më të ashpra në Ukrainë. Ai ka shpeshtuar vizitat në vijat e frontit.

Deri më tani ka qenë pranë ushtarëve ukrainas edhe nëpër spital, ku po trajtohen. E medalje u ka dhënë edhe personelit mjekësor të shumë spitaleve që i ka vizituar.

Madje i cilësoi heronj të pashoq mjekët që po ndihmojnë në shpëtimin e mijëra jetëve në vijën e frontit. /Telegrafi/