LAJMI I FUNDIT:

Zelensky tregon marrjen në pyetje të burgosurve të Koresë së Veriut

Zelensky tregon marrjen në pyetje të burgosurve të Koresë së Veriut

Presidenti Volodymyr Zelensky ka shpërndarë videon e parë të marrjes në pyetje të ushtarëve koreano-veriorë të kapur në rajonin Kursk të Rusisë, dhe deklaroi se Ukraina është e gatshme t’i kthejë ata në vendin e tyre si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me Rusinë.

“Përveç ushtarëve të parë të kapur nga Koreja e Veriut, padyshim që do të ketë edhe më shumë. Është vetëm çështje kohe para se trupat tona të arrijnë të kapin të tjerë. Nuk duhet lënë asnjë dyshim në botë që ushtria ruse është e varur nga ndihma ushtarake nga Koreja e Veriut. Putini filloi tre vjet më parë me ultimatumet drejtuar NATO-s dhe përpjekjet për të rishkruar historinë, por tani ai nuk mund t’ia dalë mbanë pa mbështetjen ushtarake të Phenianit”, tha Zelensky.

Ukraina është e gatshme t’i dorëzojë ushtarët e Kim Jong Un, nëse ai mund të organizojë shkëmbimin e tyre për luftëtarët ukrainas që mbahen robër në Rusi, transmeton Telegrafi.


Për ata ushtarë të Koresë së Veriut që nuk dëshirojnë të kthehen, Zelensky thotë se mund të ketë opsione të tjera në dispozicion.

Në veçanti, atyre që shprehin dëshirën për të afruar paqen duke përhapur të vërtetën për këtë luftë në gjuhën koreane, do t’u jepet kjo mundësi.

“Kur një nga të burgosurit merret në pyetje nëse kuptohet se po luftonte kundër Ukrainës, ai tund kokën. Siç përktheu përkthyesi, të burgosurit iu tha se ai thjesht po shkonte për stërvitje”, shtoi presidenti ukrainas.

I burgosuri fillimisht shprehu dëshirën për të qëndruar në Ukrainë, por më pas deklaroi se “do të bënte ashtu siç urdhërohej”.

Përkthyesi shpjegoi, “Nëse duhet të kthehet, do të kthehet. Nëse i jepet mundësia, ai do të qëndrojë këtu”.

Një tjetër i burgosur koreano-verior tundi me kokë në mënyrë pozitive, kur u pyet nëse donte të kthehej në Korenë e Veriut.

Më vonë, në fjalimin e tij, Zelensky tha se njëri nga të burgosurit kishte shprehur dëshirën për të qëndruar në Ukrainë, ndërsa tjetri donte të kthehej në Korenë e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori