"Këtë herë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të jetë me kostum", thotë për Politico, Elvira Gasanova, një nga stilistet e udhëheqësit ukrainas.

Megjithëse "stili mbetet ende në një çelës ushtarak me të njëjtin simbolizëm: ai është kreu i shtetit, i cili është në luftë", shtoi Gasanova, transmeton Telegrafi.


Ajo gjithashtu  theksoi se "është Volodymyr Zelensky ai që vendos personalisht se çfarë të veshë".

Gazanova thotë se ai "tani është në një gjendje ku çdo detaj ka rëndësi - pamja e tij, gjendja shpirtërore, emocionet" dhe kështu "zgjedh imazhin që i përshtatet më së miri rolit dhe momentit të tij".

Këto komente vijnë pas asaj përballjeje dramatike në Zyrën Ovale në shkurt të këtij viti, ku Zelensky u kritikua për mosveshjen e kostumit, por përkundrazi të veshjeve në stil ushtarak. /Telegrafi/