Site icon Telegrafi

Zelensky ia dorëzon kryeparlamentarit britanik helmetën e pilotit ukrainas: Na jepni krahët që ta mbrojmë lirinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim para deputetëve të parlamentit britanik, ku të gjithë të pranishmit e pritën me duartrokitje.

Ai foli në gjuhën angleze duke dërguar porosinë se “këtu përfaqëson luftëtarët ukrainas”, transmeton Telegrafi.

“Këtu përfaqësojë heronjtë e luftës që janë nëpër istikame dhe po mbrojnë Ukrainën nga raketat e armikut”, tha ai duke falënderuar Britaninë e Madhe për dërgimin e armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake, si dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në Britani.

Ai kujtoi momente nga vizita e tij e fundit në Londër, ku i është treguar e ashtuquajtura “dhoma e luftës e kryeministrit britanik Winston Churchill”.

Lexo po ashtu Zelensky para deputetëve britanikë: Vendi juaj qëndroi pranë Ukrainës që në ditën e parë të luftës

“Atëherë kam ndjerë diçka që qysh tani e di se në çfarë pozite ka qenë ai”, shtoi presidenti ukrainas.

“Britania qëndroi me Ukrainën nga dita e parë”, theksoi Zelensky duke iu drejtuar personalisht ish-kryeministrit britanik Boris Johnson: “Boris, ke arritur t’i bashkosh të tjerët, atëherë kur dukej e pabesueshme. Faleminderit”.

Në fund ia dorëzoi kryeparlamentarit britanik helmetën e pilotit të ushtarit ukrainas, të cilin Zelensky e përshkroi si “një nga asetet më me vlerë” dhe një nga “mbretërit e tyre”.

Në helmetë shkruan në gjuhën angleze: Kemi lirinë, na jepni krahët ta mbrojmë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version