LAJMI I FUNDIT:

Zekiri për incidentin me flamurin: Akt i turpshëm që i shërben vetëm regjimit të Gruevskit (Foto)

Zekiri për incidentin me flamurin: Akt i turpshëm që i shërben vetëm regjimit të Gruevskit (Foto)

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka reaguar sa i përket incidentit me largimin e flamurit maqedonas në Kumanovë, duke e vlerësuar si akt të turpshëm dhe në shërbim të regjimit të Gruevskit. Ai në profilin e tij në Facebook ju bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë, pasi sipas tij, paqa dhe mirëqenia janë me rëndësi të madhe për të gjithë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Si deputet i NJZ 2 ku ben pjese edhe Kumanova, dua tu them gjithe qytetareve se kjo qe ndodhi sot ne kete qytet eshte akt i turpshem dhe ne sherbim te regjimit Gruevski dhe askujt tjeter.
I beje thirrje qytetareve ne kete qytet pavarsishte perkatesise etnike te ruajn qetesin dhe gjakftohesin pasiqe paqa dhe mireqenja mes gjithe neve eshte e nje rendesie te vecante dhe kjo eshte pergjigja me e mire qe duhet tua japim atyre qe i fryejn zjarrit dhe duan te shpetojn nga pergjegjesi kriminelet. Kriminielet e regjimit ne krye me Gruevskin do te japin llogari, mos lejoni te jeni pjese e skanareve dhe tentimeve per te shpetuar keta kriminel”, shkruan Zekiri në Facebook./Telegrafi/