LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: As Bashkësia Islame, e as Kisha Ortodokse nuk mund të jenë mbi ligjin (Video)

Zekiri: As Bashkësia Islame, e as Kisha Ortodokse nuk mund të jenë mbi ligjin (Video)

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot nga foltorja e Kuvendit ka thënë se mbi ligjin nuk mund të jenë as Bashkësia Fetare Islame, as Kisha Ortodokse Maqedonase.

“Jemi dëshmitarë se në opinion ka përceptim, se bashkësitë fetare janë mbi ligjin. Nëse jemi të gjithë të barabartë para ligjit, atëherë duhet të merren masa edhe për bashkësitë fetare. Ditëve të fundit në rrjetet sociale, patëm rastin të shohim fotografi të kryetarit të BFI-së, me armatim të rëndë në dorë. Pyetja ime është nëse MPB do të merr masa ndaj këtij qytetari të Maqedonisë dhe e njëjta është për përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Maqedonase, Agatangjel, i cili vazhdon të nxit urrejtje mes qytetarëve, duke bërë thirrje për gjakderdhje dhe ai vazhdon të tolerohet dhe të paraqitet në opinion”, tha mes tjerash Zekiri, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se këta përfaqësues fetar, në vend që të merren me punën e tyre, bëjnë përçarje në opinion dhe mes qytetarëve. Sipas tij, ata janë shembulli më i keq se si dikush duhet të jetë prijës fetarë.


Këto deklarata Zekiri i bëri gjatë seancës së sotme në Kuvend, në të cilën deputetët parashtruan pyetje për ministrat dhe udhëheqësit tjerë qeveritar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori