Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se Gjykata Speciale do të zbulojë gjëra të tmerrshme në biografitë e heronjve.
Zeka ka pohuar se do të dalin fakte tronditës për disa individë që tërë jetën sipas tij, kanë punuar për llogari të Serbisë, transmeton Telegrafi.
“Do dalin lakuriqë patriot e spiuna patriot. Do dalin lakuriqë të atillë që vërtetë kanë vra në përmasat e Avni Rrustemit, po edhe të atillë që kanë vra diamante shqiptar, për ta pastruar vetën nga kazani i m*tsihanes serbe. Do dalin fakte tronditëse për shumë individ që i kemi mbajtur për heronj, ka në mesin e tyre që vërtetë janë shpallur të tillë, po që në fakt tërë jetën kanë punuar dhe vepruar kundër interesave të shqiptarëve, e për llogari të Serbisë”, ka shkruar Zeka në Facebook.
Zeka ka thënë se për këto fakte kanë ditur presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Do dalin njerëz përpara tribunalit të Gjykatës Speciale që ditën janë sjellur si komandantë të UÇK-së, po natën kanë veshur uniformën serbe. Këto fakte i kanë ditur edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli, edhe Ramush Haradinaj, edhe shumë të tjerë
Gjykata Speciale nuk do të dënojë njerëz vetëm fizikisht, po edhe moralisht. Atje do dalin dokumente e dëshmi tronditëse, për shume udbasha, që ne i kemi mbajtur për patriotë, të shndërruar deri në heronj kombëtar.
Ata që janë diamant përballë Serbisë, të tille do kthehen. Shkëlqimin e tyre nuk mundë ta zbehë asnjë qerre plehu të Serbisë”.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se sot është arrestuar Salih Mustafën në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.
“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës