Gazetari Milaim Zeka, duke folur për kërcënimet të cilat i kanë parlajmëruar organet e sigurisë së Kosovës, që mund t’i vinë vendit nga jashtë, ka theksuar se kjo është një “rrenë”.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se fillimisht “një gazetar nga Mitrovica, rrejti opinionin, dhe Policinë e Kosovës, se gjoja dikush, madje ne gjuhën serbe, e paska ‘kërcënuar me jetë”.
“Policia ka hapur hetime ndaj këtij gazetari, ngase doli që krejt kjo histori ishte lojë e kurdisur nga vetë gazetari, i cili nuk njihet as brenda liftit të tij ku banon”, ka theksuar Zeka.
Më tutje ai ka thënë se “rrena e dytë, po kësaj radhe e përmasave kombëtare, erdhi nga Këshilli i Sigurisë, i mbledhur nga Kryeministri, ku përmes një komunikate, po na del se vendi na qenka i rrezikuar, pasi që forca armiqësore nga jashtë, janë duke bërë plane për vrasje te liderëve politik”.
Zeka ka theksuar se po “të ishte gjallë Enver Hoxha, do ua kishte lakmi komunikatave të tilla, të cilat janë të gatuara nga kuzhinat e AKI-së, dhe një pjesë të PK-së, vetëm për konsumin e brendshëm të këtyre liderëve politik, të cilët nuk i rrezikon asnjë njeri në bote, asnjë grupacion, përpos Gjykatës Speciale”.
“Skenarët e vitit 2004 po futen ne veprim, mirëpo nuk edhte me ai mentalitet popullor, po as nderkombetar. Per ta kuptuar opinioni brenda e jashtë Kosovës, se krejt kjo është lojë e strukturave politike kriminale, mjafton t i kujtoni tri versione: Versioni i parë vjen nga Ambasada Amerikane, ku i ‘këshillon qytetarët e vetë që të kenë kujdes në Kosovë. Ky verzion është i besueshëm, pasi që disa qytetarë amerikan, të punësuar në disa organizata ndërkombëtare në Kosovë, munden me qenë cak i disa sulmeve, te përgatitura nga disa struktura kriminale, të lidhura me ato politike. Shqetësimi amerikan është real, kur dihet se asnjë interes kombëtar, apo shtetëror, nuk është mbi interesin personal, qoftë politik, qoftë biznesor”, ka shkruar ai.
Zeka ka thënë se Policia e Kosovës dha alarmin se gjoja, me rastin e Pashkëve, “do te sulmohen kishat ne Kosovë”.
“Për ta devijuar te vërtetën, doli versioni i tretë, nga Zyra e Kryeministrit, se gjoja, “politikanët qenkan cak i sulmeve të mundshme. Kosovën mundet me destabilizu vetëm Serbia. Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, i pari do të ishte KFOR-i që do te alarmohej. Përndryshe, nuk është fare në interesin e Serbisë që të largohet nga skena politike një strukture e tillë, e cila e ka shitur pasurinë e popullit; e ka kriminalizuar policinë e shtetit, duke e politizuar atë, dhe duke e bërë çerdhe të radikalizmave fetar; duke e shkatërruar e varfëruar komplet shtetin e Kosovës; duke e kriminalizuar dhe duke e blerë komplet fjalën e lirë; duke ndërtuar piramidën e krimit, bashkë me ndërkombëtaret, deri te ambasador të vendeve të huaja, pa përmendur njerëz të UNMIK ut dhe EULEX-it. Tolerimi kaq i gjatë i krimit në Kosovë, nga ana e ndërkombëtareve, pa harruar përzierjen e tyre direkte në krim, ka për ta pasur një çmim tepër të lartë”, ka shtuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama