Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka thotë se Kosova ka një normë të ulët të përket borxhit publik dhe se është momenti për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku për këtë vendi duhet të rrisë borxhin për të përkrahur bizneset e goditura, në mënyrë që të investohet në projektet infrastrukturore dhe krijohen vende të reja të punës.
Zeka shton se ndërmarrjet publike janë në vështirësi të mëdha financiare sepse janë shfrytëzuar nga të gjitha partitë politike për punësimin e njerëzve duke tejkaluar edhe nevojat e ndërmarrjeve të tilla sa i përket kapitalit njerëzor.
“Duhet të shfrytëzohet tashmë në këtë fazë të rimëkëmbjes. Realisht Kosova ka një normë të ulët të borxhit publik dhe ky është moment, pra ne kur duhet të rrisim borxhin përkrahim ndërmarrjet edhe vendet e goditura dhe të investohet paralelisht në projektet infrastrukturore të natyrës strategjike të cilat pastaj do të kishin efekte detyre në ekonominë e vendit dhe do të krijoheshin edhe vende të punës natyrisht në mënyrë zinxhirore do të përfitonin edhe sektorë të tjerë brenda ekonomisë tonë. Tash është një çështje tjetër po aq e rëndësishme pra rritja e borxhit publik më qëllim të përkrahjes së ndërmarrjeve publike. Natyrisht ne si përfaqësues të sektorit privat kemi dilemat tona nëse kjo është forma më e mirë”, tha Zeka për Ekonomia Online.
Sipas tij, rritja e borxhit publik për të ndihmuar ndërmarrjet të cilat nuk janë profitabile është çështje që duhet të diskutohet më tej.
“Në njërën anë ndërmarrjet publike janë në vështirësi të mëdha financiare jo domosdoshmërish për shkak të pandemisë por edhe për shkak të problemeve të cilat janë akumuluar te këto ndërmarrje përgjatë viteve dhe të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë të duhur dhe janë shfrytëzuar nga të gjitha partitë politike për punësimin e njerëzve duke tejkaluar edhe nevojat e ndërmarrjeve të tilla sa i përket kapitalit njerëzor. Rritja e borxhit publik për të ndihmuar ndërmarrjet të cilat nuk janë profitabile është çështje që duhet të diskutohet më tej dhe për këtë besoj qeveria e Kosovës do të duhej të tregohej pak më e kujdesshme”, thotë ai.
Zeka theksoi se synimi i Qeverisë është që përmes Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike të ndryshohen një sërë ligjesh të cilat pritet të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2021.
“Ky është synimi i Qeverisë ku përmes këtij Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike që e ka krijuar përmes tij të ndryshohet dispozitat e një sërë ligjeve të tjera. Është formë e pranueshme ashtu që këto ligje të mos ndryshohen për një periudhë më të gjatë megjithatë ndryshimet do të ishin të vlefshme deri në përfundim të pandemisë nëse mund të themi sepse nuk e dimë sa mund të zgjasë, mirëpo pritet të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2021”, thekson Zeka.
Ai tha se në rrethana të tilla të pasigurisë dhe ndikimeve negative që ka shkaktuar pandemia anë e mbanë botës, në Kosovë investitorët janë më të rezervuar.
Sipas tij, do të duhej të aplikohej qasja që krahas përkrahjes financiare të ketë edhe një sërë masash në dispozicion të investitorëve.
“Është e kuptueshme që në rrethana të tilla të pasigurisë dhe implikimeve negative që pandemia ka pasur anembanë botës në Kosovë investitorët janë më të rezervuar. Prandaj duhet të jemi sa më të kujdesshëm sa i përket vendimeve të tyre për tu shtrirë në shtete të reja. Krejt ndryshe do të ishte nëse do të aplikohej një qasje që ne në Odën Ekonomike Amerikane e kemi prezantuar që krahas përkrahjes financiare të ketë edhe një sërë masash të tjera të cilat do të viheshin në dispozicion të investitorëve, siç janë ofrimi i lehtësirave tatimore”, tha ai.
I pari i OEAK-ut, shpreson se gjatë vitit 2021 të ketë rritje ekonomike deri në 4 për qind.
“Së paku për vitin 2021 ne do të arrijmë të kemi normë pozitive të rritjes ekonomike për 4 për qind dhe besoj se është goxha optimiste dhe do të jemi në gjendje të zëmë hapin me atë rritje ekonomike që kemi pasur në vitet para pandemisë”, pëfundon Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë