“Krejt çka ka thënë Fatmiri në deklaratën e tij, krejt qashtu është.” Kështu ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka kur është pyetur rreth deklaratave të kryetarit të Nismës Socialdemokrate se deputeti në fjalë nuk është pjesë e partisë së tij.
Një prononcim për gazetablic tha se është deputet i PAN-it por që nuk është pjesë e Nismës. Tha se me Nismën ka hyrë në listë kur ka qenë koha e zgjedhjeve duke mohuar çdo lidhje tjetër me këtë parti.
“Krejt ajo që ai ka thënë ashtu qëndron. Unë jam deputet i pavarur, jam deputet i PAN-it. Në listë kam hyrë me Nismën fillimisht, kur të vjen puna e zgjedhjeve nuk është kurrfarë shqetësimi kalimi im në një parti apo diku tjetër. Si deputet kam shqetësime krejt tjera”, tha Zeka.
I pyetur nëse do kalojë në ndonjë parti tjetër, ai tha se nuk është edhe aq e rëndësishme. Shtoi se edhe nëse do të kalonte në ndonjë parti politike, nuk do të jetë rob i asnjë lideri.
“A dal me 6+, a dal me Duda Baljen, a dal me Albert Kinollin, a ku do që dal, pak ka rëndësi. Rëndësi ka që unë e kam dëshmuar që jam deputet i qytetarëve. Unë nuk jam rob i asnjë partie politike, i asnjë lideri politik. Unë s’kam me qenë rob. Edhe nesër kudo që unë kaloj, qiky Milaimi kam me qenë. Më vjen keq që unë skam buxhet e nuk kam pare me bo parti temen politike. Pasi ligji zgjedhor nuk na e lejon një gjë të tillë’ s’ki qare pa kan dikun në një parti politike“, përfundoi Zeka.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se gjuha e përdorur në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve të fundit është rënduar.
E ai që pothuajse hedh më së shumti akuza dhe përdor gjuhë jo të duhur gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, është pikërisht bashkë-partiaku i tij, Milaim Zeka.Pavarësisht kësaj, ai në një intervistë për KosovaPress e justifikon këtë të fundit duke thënë se është i lirë të flasë, pasi sipas tij, Zeka është deputet i pavarur.
“Milaimi nuk ka qenë në dorë kurrë, Milaimi është një person i pavarur… Ai është deputet i zgjedhur, Milaimi nuk është anëtar i Nismës, nuk është aktivist i Nismës, e as nuk është në strukturat e Nismës. Ai, thjesht, është një deputet i pavarur që ka konkurruar në listat e Nismës dhe ka qëndrime të pavarura dhe sillet i pavarur si deputet i Kuvendit të Kosovës. Nuk është që as ne nuk e kemi njohur dhe as qytetarët e Kosovës, është qëndrimi i tij, është personaliteti i tij. Mënyrën e komunikimit e ka jo konvencional, por Milaimin kjo e karakterizon, dhe është deputet, dhe është i lirë të flasë deputeti ashtu siç e vlerëson, pastaj secili jep përgjegjësi për fjalën e tij publike”, është shprehur Limaj.
Kujtojmë se Zeka deri më tani ka pasur kritika të ashpra në drejtim të anëtarëve të Nismës lidhur me punësimet familjare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja