LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së derisa ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë – ja çfarë thotë ai

Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së derisa ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë – ja çfarë thotë ai

Një gazetare e BBC-së mbeti e habitur pasi pranoi një telefonatë në telefonin e saj celular nga talebanët ndërsa ishte drejtpërdrejt në transmetim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yalda Hakim, e cila ka lindur në Afganistan, por u transferua në Australi në vitin 1986, po realizonte një intervistë kur mbërriti telefonata.

Dhe në një moment ajo dukej e turbulluar, ndërsa shikoi poshtë ndërsa erdhi thirrja.


Telefonata kishte ardhur ndërsa kryengritësit nga grupi islamik përparuan në Kabul, Afganistan këtë fundjavë.

Pamje që tregojnë mijëra të burgosur, përfshirë luftëtarët e Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës, të liruar nga burgu i Kabulit nga talebanët
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë mijëra të burgosur, përfshirë luftëtarët e Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës, të liruar nga burgu i Kabulit nga talebanët

Hakim, duke u përpjekur për të siguruar që shikuesit të dëgjojnë zëdhënësin Suhail Shaheen, tha: “Epo mirë, sapo ju kemi në telefon, kështu që ne do të shohim nëse mund t’ju vendosim në altoparlant. A mund ta dëgjojnë shikuesit tanë? A mund të flisni, zotëri? Mund të prezantoheni?

“Mirë, ne kemi zëdhënësin e talebanëve, Shail Shaheen në linjë. Zoti Shaheen, a mund të më dëgjoni?”.

Pamje trishtuese nga Afganistani: Kaosi i krijuar në aeroportin e Kabulit ndërsa afganët përpiqen të largohen nga talebanët
Lexo po ashtu Pamje trishtuese nga Afganistani: Kaosi i krijuar në aeroportin e Kabulit ndërsa afganët përpiqen të largohen nga talebanët

Pasi konfirmoi se Shaheen mund të dëgjonte Hakimin, zëdhënësi i talebanëve deklaroi se grupi terrorist do të promovonte “paqen” dhe se njerëzit e Afganistanit nuk duhet të shqetësohen për marrjen e shtëpive të tyre.

“Nuk duhet të ketë ndonjë konfuzion, ne jemi të sigurt se njerëzit e Afganistanit në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre dhe jeta e tyre janë të sigurta”, ka thënë më tej ai.

“Nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt. Ne jemi shërbëtorë të njerëzve dhe të këtij vendi”.

“Ne jemi duke pritur një transferim paqësor të pushtetit”, ka thënë ndër tjerash ai.

Siç vënë në pah mediat, intervista erdhi në të njëjtën kohë kur presidenti i Afganistanit, Ashaf Ghani u largua nga vendi, kohë në të cilën gjithashtu talebanët kishin marrë nën kontroll pallatin presidencial. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori