LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Merkel: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, i rrezikshëm

Zëdhënësi i Merkel: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, i rrezikshëm

Pas ministrit Maas, edhe zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të premten, 30.04.21. në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga Deutsche Welle se a ka përcaktuar qeveria gjermane vija të kuqe që nuk duhen të shkelen në rast të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Seibert tha:


“Ju lutemi kuptoni që ne zakonisht nuk komentojmë dokumente jozyrtarë por sa u përket spekulimeve që qarkullojnë aktualisht në media për ndryshimin të kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike, nga pozita e Qeverisë Federale unë mund t’ju them se ne e konsiderojmë shumë të rrezikshme.”

“Ndryshime të tilla kufijsh mund të rrisin paqendrueshmërinë e rajonit, të krijojnë tensione të reja dhe deri në rikthimin e  konflikteve të së kaluarës. Si qeveri, ne vazhdojmë të promovojmë rrugën e integrimit evropian e transantlantik të vendeve në rajon, bazuar në demokraci, në shtetin e së drejtës dhe në multietnicitet”, tha Seibert më tej dhe shtoi: “I inkurajojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që të vijojnë axhendën e reformave e të përqendrohen sidomos në drejtësi dhe shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupasionit  dhe krimit  të organizuar. ”

Edhe zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Christian Burger, kujtoi me këtë rast se edhe ministri i jashtëm Heiko Maas (SPD), gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Prishtinë e Beograd, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë e ndryshimit të kufijve.

Në përgjigjen e tyre, zëdhënësit iu shmangën çështjes së autonomisë së serbëve në Veri të Kosovës.  Qarqe qeveritare i thanë DW-së se Gjermania është e mendimit se  si bazë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejnë  marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Lajme
Dalin pamje të reja para diskotekës

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Lajme
Kalo në kategori