LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i LVV-së: Thaçi ka shkelur Kushtetutën, duhet të hetohet dhe të vihet para përgjegjësisë

Zëdhënësi i LVV-së: Thaçi ka shkelur Kushtetutën, duhet të hetohet dhe të vihet para përgjegjësisë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën, duke rrezikuar territorin dhe sipas tij, ai duhet të hetohet.

Manxhuka thotë se partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë forcimin e ligjit dhe se ishin po ashtu zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë “letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit”, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë”, mendon Manxhuka.


Ai thotë se do të jetë Qeveria Kurti ajo që do të përparojë marrëdhëniet me SHBA-në e NATO-n për Kosovën.

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se ‘respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj NATO-s’. Përkundrazi. Janë partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e ligjit në Kosovë, dhe janë zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti. Shërbëtorët e projektit ruso-serb për ndarjen e Kosovës nuk kanë moral kur akuzojnë për antiamerikanizëm. Qeveria Kurti do të jetë e para që do të përparojë marrëdhënien me SHBA e NATO në të mirë të gjithë Kosovës, e jo thjesht në të mirë të pak njerëzve hipokritë”, shkruan Manxhuka.

Këtë reagim ai e bëri pasi kryeministri Kurti publikoi një shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në të cilën thuhej se përmes kësaj marrëveshje kryeministri i atëhershëm Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori