LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet virusi në Google Play Store që prek kriptovalutat

Zbulohet virusi në Google Play Store që prek kriptovalutat

Një virus [malware] i njohur me emrin Clipper është zbuluar për herë të parë në Google Play Store, i cili zëvendëson portofolet e kriptovalutave.

Firmat e sigurisë ESET, në një postim tha se virusi pengon përmbajtjet e kopjuara edhe atëherë nëse i vëren se janë adresa të portofoleve të kriptovalutave dhe i zëvendëson ato me adresat e sulmuesit.

Ky virus po maskohet si aplikacion që të ketë qasje në aplikacionet e decentralizuar të kriptovalutës Ethereum, i cili ka për qëllim t’i vjedh të dhënat e përdoruesit dhe çelësat privat, përcjell Telegrafi.


Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta

Në muajin korrik 2018, një pjesë e një aplikacionit të tillë për shfletuesin Chrome u hoq gabimisht nga Web Store.

Në fund, kompania e sigurisë këshillon përdoruesit të janë të kujdesshëm me çdo hap që hedhin gjatë transaksioneve me kriptovaluta. /Telegrafi/