LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet tuneli i të burgosurve hebre që iknin nga nazistët

Zbulohet tuneli i të burgosurve hebre që iknin nga nazistët

Autoriteti i antikitetit në Izrael ka thënë se një ekip ndërkombëtar i hulumtuesve e ka zbuluar një tunel në Lituani që është hapur nga të burgosurit hebre. Ata e kanë hapur këtë tunel në përpjekje që të largoheshin nga rrëmbyesit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky autoritet ka thënë të mërkurën se ekipi i përbërë me kërkues nga Izraeli, SHBA-të, Kanadaja dhe Lituania, kanë përdorur minerale dhe teknologji skanimi për zbulim të naftës, për të gjetur tunelin.

Tuneli i gjatë 35 metra është gjetur në malin Ponar, i njohur sot me emrin Paneriai, ku nazistët kanë vrarë 100 mijë njerëz.


Gjatë fundit të luftës, të burgosurit janë dërguar në kampin e koncentrimit në Stutthof dhe ku janë detyruar që të djegin trupat e pajetë, transmeton rel.

Në mënyrë të fshehtë, ata e kanë gropuar tunelin prej një bunari ku mbaheshin. 40 të burgosur kanë arritur të ikin përmes tunelit në vitin 1944. Shumë prej tyre janë vrarë, por 11 të burgosur kanë arritur deri te forcat partizane dhe kanë shpëtuar.

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Evropa
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Kalo në kategori