Cristiano Ronaldo është në prag të nënshkrimit të një ‘super-kontrate’ të re me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al Nassr, që do ta shohë atë të fitojë një shumë marramendëse parash.
Sipas The Mail, 39-vjeçari nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Al Nassr në dhjetor 2022 me vlerë 165 milionë funte apo 200 milionë euro në sezon për kontributet e tij në fushë, duke u bërë futbollisti më i paguar në botë.
Në fakt, vitin e kaluar, ish-sulmuesi i Manchester United u kurorëzua sportisti më i paguar në botë për herë të katërt në karrierën e tij, pasi fitoi rreth 260 milionë euro, ku përfshiheshin 60 milionë euro nga aktivitetet jashtë fushës.
Forbes emëroi kompaninë e shkëmbimit të kriptove Binance dhe aplikacionin e fitnesit Erakulis si partnerë që Ronaldo lidhi me 629 milionë ndjekësit e tij në Instagram – pa përmendur Nike, Herbalife dhe Clear Haircare.
Që kur u bashkua me Al Nassr, Ronaldo është bërë një lojtar kyç për skuadrën nga Arabia Saudite, duke shënuar 75 gola dhe 18 asistime në 84 ndeshje që ka luajtur.
Dhe duket se sulmuesi me përvojë do të vazhdojë të përfaqësojë skuadrën e Stefano Piolit në muajt e ardhshëm, me gazetën saudite Al Khabar, që raporton se Ronaldo do të zgjasë kontratën e tij për një sezon.
💸 ¡Megacontrato para Cristiano!
✍️ @oscargarciadiaz https://t.co/WIiZF8hXVR
— Diario AS (@diarioas) January 14, 2025
Sa do të fitojë ai këtë herë?
Sipas raportit, ai do të fitojë 3.8 milionë euro në javë në Al Nassr, që është e barabartë me rreth 542,857 euro në ditë.
Ronaldo në detaje do të fitojë 22,619 euro në orë, rreth 377 euro në minutë dhe afërsisht 6,3 euro në sekondë. /Telegrafi/